web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafiku i drogës nga Amerika Latine/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin për dy persona

30 Shtator 2026, 13:57, Aktualitet CNA

Trafiku i drogës nga Amerika Latine/ Apeli i GJKKO-së lë në

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet e GJKKO-së për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin. Ata akuzohen për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal, në kuadër të një dosjeje që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt Zvicrës.

Bakalli u dënua fillimisht me 19 vite burgim dhe Loci me 12 vite burgim, ndërkohë për shkak gjykimit të shkurtuar, dënimet u reduktuan në 12 vite e 8 muaj burg për Bakallin dhe 8 vite burg për Locin.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, grupi kriminal vepronte gjatë viteve 2018-2024, duke siguruar sasi të konsiderueshme narkotikësh, kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania, për t’i trafikuar dhe shitur më pas në Zvicër dhe vende të tjera.

Sipas akuzës, Gëzim Bakalli kishte rolin e drejtuesit dhe financuesit të grupit dhe akuzohet për përfshirje në disa episode të trafikimit të narkotikëve. Ndërsa Erjon Loci akuzohet se ka ndihmuar në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran. /CNA





Lajmet e fundit nga