BOTA /

"Serbët bënë gjenocid se jemi shqiptarë", Kurti për dënimin e liderëve të UÇK: Do veprojmë si Shqipëri për t'i mbrojtur

Shkruar nga Versus

"Serbët bënë gjenocid se jemi shqiptarë", Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave pritet të përfundojë shqyrtimi i nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara duke shtuar se do të shihet mundësia e një strategjie të përbashkët me Shqipërinë për të përgatitur mbrojtjen. 

“E në mbrojtjen që duhet t’ua bëjmë si shtet e si shoqëri, por unë do të thoja edhe si Shqipëri, sepse ju e dini që gjenocidi i Serbisë në Kosovë nuk ka ndodhur pse thjesht jemi të Kosovës, por për shkak që jemi shqiptarë.

Dhe ju e patë që në vendimin, në aktgjykimin e Dhomave të Specializuara u përmendën 14 komuna të Kosovës, por u përmendën edhe dy në Shqipëri. Prandaj këtu duhet të jemi bashkë, jo vetëm spektri politik në Kosovë. Bashkë si shtet gjithsesi, bashkë si shoqëri pa dyshim, por edhe bashkë me Shqipërinë. Dhe vetëm në këtë mënyrë, me një strategji të përbashkët shtetërore, me qëllimin e përbashkët fitoren në Apel ne dalim triumfues”, tha Kurti. Versus.al

 

Poll