Përmes videove krahasuese të rrëmbimit të ish presidentit të Repunlikës, Ilir Meta dhe arrestimin të kreut të opozitës ruse, Navalny, të shpërndarë në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama.
Në statusin e publikuar në rrjetet sociale, Blushi e pyet Ramës nëse ka turp që e krahasojnë me Rusinë, pas urdhrit të lëshuar nga ai për arrestimin e Ilir Metës, në atë që e cilësoi si një aksion terrorist rrëmbimi me dhunë, një sjellje tipike mafioze.
Dhuna është fytyra jote, shkruan Blushi në replikën ndaj Ramës, ndërsa i kujtoj atij se nuk ka asnjë vend të Europës me të cilin të krahasohet, pasi është njolla e zezë e Europës dhe mënxyra më e madhe e Shqipërisë.
Statusi:
Si nuk të vjen turp Edi Rama kur krahasohesh me Rusinë?!
Ti që në mënyrën më kriminale dhe mafioze e rrëmbeve kundërshtarin tënd politik, Ilir Metën, në mes të ditës, duke përdorur Gysin, Prodën, Vilson Balën dhe horrat e bandave të Durrësit dhe Elbasanit.
Duhet të jesh vërtet i paturp të barazohesh me Rusinë, ti që nuk krahasohesh dot as me Putinin, që e arrestoi Navalnyn me forca policore të identifikuara dhe me procedura formale publike.
Ti që e ktheve arrestimin e Ilir Metës në një aksion terrorist rrëmbimi me dhunë, me sjellje tipike mafioze, të çertifikuar si rrëmbim edhe me vendim gjykate.
A ke fytyrë ti, të krahasohesh me Rusinë, kur ke urdhëruar personalishtn, që Ilir Meta të mos japë asnjë intervistë nga paraburgimi, edhe kur gazetarët kanë marrë leje nga SPAK-u, ndërkohë që Putini i lejonte Navalnyn dhe Khodorkovsky të jepnin intervista për mediat ndërkombëtare nga burgjet e Rusisë.
Ti ke fytyrë e krahasohesh me Rusinë, kur ke urdhëruar personalisht që deputetë dhe eurodeputetë, që të mos lejohen të takohen me Ilir Metën.
Si mund të krahasohesh ti me Rusinë, që i ke kthyer burgjet në institucione persekutimi çnjerëzor politik për kundërshtarët e tu, por në vende rehatie dhe qejfesh perverse veç për bedelët e tu?
Para se të tregosh me gisht Rusinë, jep llogari për kapjen e shtetit nga mafia dhe për represionin kriminal politik ndaj kundërshtarëve të tu!
Dhuna është fytyra jote!
Se je ti që fute mijëra njerëz në burg se nuk kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike dhe je gati t’i mbipopullosh burgjet edhe për parkim dysh apo se riparojnë kotecet e pulave dhe tualetet e shtëpive!
Edi Rama sot ti nuk ke asnjë vend të Europës me të cilin të krahasohesh sepse ti je njolla e zezë e Europës dhe mënxyra më e madhe e Shqipërisë!
© SYRI.net