Takimi i Ramës me Wendt, ambasada amerikane: Partneritet i fortë matet nga ajo që 2 kombe arrijnë së bashku

30 Shtator 2026 | 14:30

Ambasada e SHBA ka dalë me një reagim lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë me ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt. Ambasada ka ndarë pamje nga takimi teksa shkruan se partneritet i fortë matet nga ajo që 2 kombe arrijnë së bashku.

Në postim, ambasada theksoi se Rama dhe ambasadori folën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve. Gjithashtu në fokus ishte edhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, shkruan ambasada.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale zjarrvënie. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë...
13:12 | 30/09/2026

Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në qytetin e Elbasanit. Lidhur me këtë operacion janë sekuestruar 1 kilogram e 130 gramë lëndë të...
12:49 | 30/09/2026

Ngordhja e tonelatave të peshqve në Lushnje, Forcat e Armatosura aksion për pastrimin e rezervuarit

Efektivët e Forcave të Armatosura i janë bashkuar këtë të mërkurë një aksioni për pastrimin e rezervuarit të Kasharajt në Lushnje, pas alarmit mjedisor të...
12:47 | 30/09/2026