Dhimbje koke për Mourinhon, lojtari operohet dhe rikthehet në 2027

Real Madrid ka konfirmuar se Raul Asencio do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për problemin në tibien (një nga dy kockat kryesore të këmbës së poshtme) e këmbës së djathtë.
Mbrojtësi spanjoll ka vuajtur prej muajsh nga një frakturë stresi në këtë zonë dhe trajtimi aktual nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Asencio do të operohet dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj e gjysmë ose tre.
Kjo do të thotë se mbrojtësi nuk pritet të luajë më gjatë vitit 2026 dhe rikthimi i tij parashikohet në vitin 2027.
Problemi në tibie kishte nisur prej disa muajsh, ndërsa Asencio kishte provuar fillimisht trajtim konservativ për të shmangur operacionin. Megjithatë, dhimbjet e vazhdueshme kanë bërë që lojtari dhe klubi të zgjedhin ndërhyrjen kirurgjikale si zgjidhje përfundimtare.
Lajmi është një goditje për Real Madridin e Jose Mourinhos, i cili aktualisht ka probleme me repartin e mbrojtjes. Asencio ende nuk ka regjistruar minuta zyrtare në sezonin 2026/27.




