30 Shtator 2026, 14:22
Nga E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka replikuar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se edhe Rusia ka më pak të paraburgosur se në Shqipëri. Përmes një reagimi zyrtar, Blushi e cilësoi arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta si një aksion terrorist dhe mafioz. Ai akuzoi Ramën se ka urdhëruar që Ilir Meta të mos japë asnjë intervistë nga paraburgimi, edhe kur gazetarët kanë marrë leje nga SPAK-u.
Ai e karahason atë më Putin, i cili thotë se lejonte Navalnyn dhe Khodorkovsky të jepnin intervista për mediat ndërkombëtare nga burgjet e Rusisë. Sipas tij, Rama nuk mund të flasë për represionin në Rusi, ndërsa kundërshtari i tij politik përballet me të njëjtin trajtim.
Tedi Blushi: Si nuk të vjen turp Edi Rama kur krahasohesh me Rusinë?!
Ti që në mënyrën më kriminale dhe mafioze e rrëmbeve kundërshtarin tënd politik, Ilir Metën, në mes të ditës, duke përdorur Gysin, Prodën, Vilson Balën dhe horrat e bandave të Durrësit dhe Elbasanit. Duhet të jesh vërtet i paturp të barazohesh me Rusinë, ti që nuk krahasohesh dot as me Putinin, që e arrestoi Navalnyn me forca policore të identifikuara dhe me procedura formale publike. Ti që e ktheve arrestimin e Ilir Metës në një aksion terrorist rrëmbimi me dhunë, me sjellje tipike mafioze, të çertifikuar si rrëmbim edhe me vendim gjykate.
A ke fytyrë ti, të krahasohesh me Rusinë, kur ke urdhëruar personalishtn, që Ilir Meta të mos japë asnjë intervistë nga paraburgimi, edhe kur gazetarët kanë marrë leje nga SPAK-u, ndërkohë që Putini i lejonte Navalnyn dhe Khodorkovsky të jepnin intervista për mediat ndërkombëtare nga burgjet e Rusisë. Ti ke fytyrë e krahasohesh me Rusinë, kur ke urdhëruar personalisht që deputetë dhe eurodeputetë, që të mos lejohen të takohen me Ilir Metën. Si mund të krahasohesh ti me Rusinë, që i ke kthyer burgjet në institucione persekutimi çnjerëzor politik për kundërshtarët e tu, por në vende rehatie dhe qejfesh perverse veç për bedelët e tu?
Para se të tregosh me gisht Rusinë, jep llogari për kapjen e shtetit nga mafia dhe për represionin kriminal politik ndaj kundërshtarëve të tu! Dhuna është fytyra jote! Se je ti që fute mijëra njerëz në burg se nuk kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike dhe je gati t’i mbipopullosh burgjet edhe për parkim dysh apo se riparojnë kotecet e pulave dhe tualetet e shtëpive! Edi Rama sot ti nuk ke asnjë vend të Europës me të cilin të krahasohesh sepse ti je njolla e zezë e Europës dhe mënxyra më e madhe e Shqipërisë!/Dosja.al
tedi blushi
Politike
30 Shtator 2026, 13:49
G.M
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes...
Politike
30 Shtator 2026, 13:45
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po drejton insitucionin nga qelia ka shkaktuar "tërmet",...
Politike
30 Shtator 2026, 13:34
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Kryetari i komisionit të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sot...
Politike
30 Shtator 2026, 12:59
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:36
E.d
Gjergj Erbara
TIRANA- Gazetari Gjergj Erbara ka reaguar pas paketës ligjore të propozuar nga kryeministri Rama, ku Kodi i Procedurës ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:12
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht kufizimi i masës “arrest n&...
Politike
30 Shtator 2026, 12:10
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se çështja e Presidentit është nj...
Politike
30 Shtator 2026, 11:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha se drejtësia nuk duhe...
Politike
30 Shtator 2026, 11:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një...
Politike
30 Shtator 2026, 11:42
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re t&...