POLITIKË /

"Duhet tt'u konfiskohen paratë zyrtarëve të arrestuar", Shehi: Rama dhe Berisha janë marrë vesh me njëri-tjetrin

Shkruar nga Versus

"Duhet tt'u konfiskohen paratë zyrtarëve të

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka folur për situatën politike në vend pas skandaleve të njëpasnjëshme të zbuluara nga hetimet e SPAK. I ftuar në News24, Shehi e konsideroi pozitiv faktin që ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj po flet nga arratia, ndërsa sa i takon veprimeve të drejtësisë ai tha se është i domosdoshëm konfiskimi i parave. 

Më tej u shpreh se mes Ramës dhe Berishës ka marrëveshje sa i takon çështjeve që kanë të hapura me drejtësinë. 

“Ai nuk ka thënë gjëra që nuk i dimë ne. Por bën mirë që t’i thotë. Ai është më i besueshëm se unë, se ka qenë atje. Ishte zv.kryeministër, ministër me vite. E konsideroj pozitive që ky njeri flet, bën pentiton. Flet, se flet nga inati, do të garantojë veten atje përmes kësaj deklarate, flet se ka reflektuar. Këtyre njerëzve duhet t’ua heqësh paratë. Po t’u heqësh paratë, nuk mund të blejnë më avokatë, e lobingje, media me mln. Merri paratë dhe shife. Po t’ua marrësh paratë këtyre njerëzve, liroji dhe nga burgu, se nuk hyjnë më në punë. Drejtësia shqiptare nuk më rri deri këtu sa të thërrasë Ramën. Nuk është në traditën ndërkombëtare. Shumë rrallë ka ndodhur. Rama dhe Berisha janë marrë vesh me njëri-tjetrin.”- tha Shehi. Versus.al

 

 

 

Poll