Besnik Hasi dënohet në Turqi pas fitores me Beshiktashin

Besnik Hasi dënohet në Turqi pas fitores me Beshiktashin

14:33, 30/09/2026

Besnik Hasi po përjeton një start fantastik në Superligën turke me Amedsporin, por fitorja spektakolare 3-2 ndaj Beshiktashit i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit shqiptar.

Hasi është dënuar me një ndeshje pezullim dhe 100 mijë lira turke, rreth 1800 euro, për shkak të sjelljes së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të sfidës me Beshiktashin.

Kështu, trajneri shqiptar do të mungojë në pankinë në ndeshjen e radhës ndaj Gençlerbirligit, e cila do të luhet pas pushimit të kombëtareve.

Hasi kishte reaguar ashpër ndaj arbitrimit në përfundim të ndeshjes me Beshiktashin, ku Amedspori arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje. Pavarësisht dënimit, skuadra e tij po zhvillon një sezon mbresëlënës.

Pas gjashtë javëve të para, Amedspori ka grumbulluar 13 pikë, po aq sa Galatasaraj, duke u vendosur në krye të kampionatit turk.

Forma e skuadrës dhe rezultatet e arritura e kanë kthyer Hasin në një prej trajnerëve më të komentuar të momentit në Turqi. Amedspori është padyshim një nga surprizat e mëdha të fillimit të sezonit.

Vendimi disiplinor nuk është pritur mirë nga klubi, i cili gjithashtu është ndëshkuar me një gjobë financiare. Tashmë Hasi do të duhet ta ndjekë nga jashtë ndeshjen ndaj Gençlerbirligit, ndërsa Amedspori do të kërkojë të ruajë ritmin edhe pa trajnerin shqiptar në pankinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco