Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Art&Argëtim
Kriset marrëdhënia mes Rita Orës dhe ish-menaxheres së saj/ Këngëtarja paditet nga Sarah Stennett me 3 milionë paund për “zbritje të palejuara”
Rreth 1.7 milionë paund, lidhen vetëm më shërbimet profesionale përfshirë reklamat, kontabilitetin dhe sigurimet ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me të ardhurat nga “Phoenix World Tour”, turneu i këngëtares i cili përfshiu shtatë koncerte në Mbretërinë e Bashkuar.
30 Shtator 2026, 14:29Nga E.M
ANGLI- Rita Ora së fundmi është përfshirë në një betejë ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett, e cila ka paditur këngëtaren për më shumë se 3 milionë paund duke paraqitur kështu dokumentet në Gjykatën e Lartë në Londër.
Stennett ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e karrierës së këngëtares e cila e menaxhoi Rita Orën që prej vitit 2009. Sipas dokumenteve gjyqësore, kompania FAW Ventures pretendon se këngëtarja ka shkelur kushtet e kontratës duke mos deklaruar dhe paguar pjesën e dakordësuar të të ardhurave nga turnetë dhe aktivitetet televizive.
Rreth 1.7 milionë paund, lidhen vetëm më shërbimet profesionale përfshirë reklamat, kontabilitetin dhe sigurimet ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me të ardhurat nga “Phoenix World Tour”, turneu i këngëtares i cili përfshiu shtatë koncerte në Mbretërinë e Bashkuar.
Kompania ka kërkuar të kontrollohet dokumentacioni financiar i këngëtares për verifikime të mëtejshme ndërsa Rita Ora ende nuk ka paraqitur mbrojtjen e saj ndaj padisë./Dosja.al