LIVE UPDATES
Aktualitet

"Duam të trajnojmë dhe pilotë vendas"/ CEO i Wizz Air: Do shtojmë avionët dhe destinacionet e tjera

Në një intervistë ekskluzive për Dosja.al, CEO i Wizz Air, József Váradi, ka shpjeguar arsyet pse kompania vijon të investojë në tregun shqiptar, ndërsa Wizz Air ka njoftuar edhe hapjen e linjës së re Tiranë-Salerno nga dita e nesërme.

30 Shtator 2026, 14:50 Nga I.A

József Váradi

TIRANË- Wizz Air planifikon të shtojë 5 deri në 6 avionë në flotën e stacionuar në Tiranë, e cila aktualisht numëron 15 avionë, teksa Shqipëria vijon të jetë një nga tregjet strategjike të kompanisë në Evropë. Në më pak se një dekadë, Shqipëria është kthyer nga një treg periferik në një nga pikat e rëndësishme të Wizz Air në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Në një intervistë ekskluzive për Dosja.al, CEO i Wizz Air, József Váradi, ka shpjeguar arsyet pse kompania vijon të investojë në tregun shqiptar, ndërsa Wizz Air ka njoftuar edhe hapjen e linjës së re Tiranë-Salerno nga dita e nesërme.

CEO i Wizz Air foli edhe për trajnimin e pilotëve vendas dhe mundësinë e investimit në një strukturë mirëmbajtjeje në Shqipëri. Sipas tij, kompania synon të luajë një rol të rëndësishëm në lidhjen e Shqipërisë me tregun evropian, në një periudhë kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në një kohë kur diskutimi për mbingarkesën turistike është kthyer në një nga temat kryesore të industrisë, Váradi argumenton se sfida nuk lidhet vetëm me numrin e turistëve, por me aftësinë e infrastrukturës për t’i përballuar ata. Në intervistë, ai u ndal edhe te sfidat me të cilat po përballet industria e aviacionit, nga mbyllja e hapësirave ajrore dhe kostot e karburantit, deri te pasiguria e zgjatur gjeopolitike.

Ndërsa Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik ndërkombëtar, si po kontribuon Wizz Air jo vetëm në udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit, por edhe në sjelljen e më shumë vizitorëve evropianë në Shqipëri gjatë gjithë vitit?

Mendoj se në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjëra pozitive. Së pari, që prej ndryshimit të pronësisë dhe menaxhimit të aeroportit në Tiranë, kemi parë shumë investime në zhvillimin e infrastrukturës aeroportuale. Aeroporti është bërë shumë më komercial dhe më i hapur për diskutime me ne. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, është rritur ndjeshëm edhe gatishmëria jonë për të investuar më shumë në Shqipëri. Së dyti, po ndodhin shumë investime dhe është rritur interesi për turizmin në vend. Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë me vlerë të mirë krahasuar me disa prej destinacioneve të konsoliduara evropiane. Gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar ta vizitojnë. Për më tepër, për ne është gjithmonë interesante të hyjmë në një treg të ri dhe të kuptojmë potencialin e tij.

Po shohim gjithashtu rritjen e ekonomisë shqiptare. Shqipëria po rritet në terma ekonomikë dhe kjo po krijon një klasë të mesme që dëshiron të udhëtojë. Për këtë nevojitet infrastrukturë, veçanërisht infrastrukturë lokale, që të nxisë këtë kërkesë për udhëtime. Pra, të gjithë faktorët po përputhen. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri. Ne duam të jemi një motor ekonomik për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe besoj se mund të kontribuojmë në mënyrë konstruktive në këtë ambicie. Kemi ndërtuar një operacion shumë të rëndësishëm në Shqipëri dhe vazhdojmë ta shohim vendin si një treg investimi për Wizz Air.

Gjatë sezonit veror 2026, Wizz Air operoi me 15 avionë të bazuar në Tiranë dhe ofroi 5.6 milionë vende vajtje-ardhje. Cilat janë mundësitë e ardhshme për zgjerimin e bazës së Tiranës dhe a mund të presin pasagjerët shqiptarë avionë apo destinacione të reja në vitin 2027?

Ishte një sezon i mirë. Këtë vit po rritemi me 18%, çka është një normë shumë e lartë rritjeje. Duhet thënë se kemi pasur rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Dhe gjithmonë, kjo është një shenjë e një biznesi të mirë, sepse rritesh kur performon mirë.

Kërkesa është shumë e madhe. Ka një kërkesë të madhe nga shqiptarët për të udhëtuar, por edhe nga njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Ne vazhdojmë ta stimulojmë këtë trafik dhe besoj se kemi bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim.

Pas një viti gjatë të cilit Wizz Air e përqendroi rritjen e tij në tregjet kryesore të Evropës Qendrore dhe Lindore, cili është angazhimi afatgjatë i kompanisë ndaj Shqipërisë dhe si e parashikoni praninë e Wizz Air në vend gjatë pesë viteve të ardhshme?

Ne e shohim Shqipërinë si një treg udhëtimesh dhe po shqyrtojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë si kompani ajrore: të zgjerojmë rrjetin, të sjellim më shumë avionë, të hapim destinacione të reja dhe të rrisim frekuencat në destinacionet ku operojmë aktualisht. Kjo është një linjë e rëndësishme zhvillimi dhe kemi ende plane shumë ambicioze. Synojmë rritje dyshifrore në vitet e ardhshme, vit pas viti. Gjithashtu, gjatë tre-katër viteve të ardhshme planifikojmë të zgjerojmë ndjeshëm flotën e stacionuar në Tiranë.

Do të konsideronim sjelljen e pesë deri në gjashtë avionëve të tjerë, përveç 14-15 avionëve që kemi aktualisht. Pra, vazhdojmë të jemi në një trajektore rritjeje sa i përket pranisë sonë në Shqipëri. Linja e dytë e zhvillimit lidhet me mënyrën se si mund t’i përmirësojmë operacionet tona në Shqipëri. Kemi një program të rëndësishëm për trajnimin e pilotëve, programin pilot cadet, i cili është veçanërisht i rëndësishëm.

Ne duam të kemi sa më shumë të jetë e mundur edhe pilotë vendas. Do të ishim shumë të interesuar që shqiptarët të përfshiheshin në këtë profesion dhe ne t’i trajnonim ata. Pra, trajnimi i pilotëve është një nga fushat ku do të vazhdojmë të investojmë. Po shohim gjithashtu mundësi në infrastrukturën fizike, si një servis mirëmbajtjeje. Me rritjen e kompanisë dhe numrit të avionëve të stacionuar këtu, nevojiten më shumë shërbime mirëmbajtjeje. Kjo mund të kërkojë edhe infrastrukturë të specializuar, si një servis. Edhe këtë po e shohim si një mundësi investimi në vend.

józsef váradi wizz air

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor