30 Shtator 2026, 14:51
Nga E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka folur ditën e sotme për tenderin e hemodializës me vlerë mbi 50 milionë euro, i cili u anulua pas shpalljes së fituesit. Gjatë një deklarate për mediat, Spahia kërkoi nga Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, që të japë llogari për dokumentet, mungesën e konkurrencës dhe përgjegjësitë.
Ai tha se pak ditë më parë, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore njoftoi anulimin e tenderit, duke dhënë dy arsye, dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme dhe në garë nuk ishte dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.
Në lidhje me këtë, deputeti demokrat tha se këto dy arsye kërkojnë shpjegim të menjëhershëm. Sipas tij në vend të një shpjegimi për këtë çështje, për anulimin dhe për dokumentin që nuk gjendet më në sistem, është një heshtje. Ai tha se kjo heshtje ngre dyshime për arsyet e vërteta të rihapjes së mundshme të procedurës dhe për ndikimin e interesave politike në një shërbim jetik për pacientët.
Deklaratë për media deputeti i PD, Bardh Spahia:
Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që kur ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, deklaroi në foltoren e Kuvendit se do të verifikonte tenderin për kontratën e re katërvjeçare të hemodializës. Procedura është anuluar, por ministrja ende nuk ka bërë publike çfarë zbuloi nga verifikimi, nëse ai është kryer dhe kush mban përgjegjësi.
Procedura, me fond limit prej 4,57 miliardë lekësh pa TVSH, mbi 50 milionë euro, u hap më 17 gusht dhe tenderi u zhvillua më 1 shtator. Në të mori pjesë vetëm një ofertues, operatori ekonomik Diaverum AB. Shtojca nr. 14, e datës 10 shtator 2026, me titull «Formulari i njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm në marrëveshjen kuadër, pas publikimit të të cilit fillojnë afatet e ankimimit», dokumentonte shpalljen e këtij operatori si fitues dhe nisjen e afateve të ankimimit. Sot, ky dokument nuk gjendet më në dosjen e procedurës së publikuar në sistemin e prokurimit publik.
Pak ditë më parë, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore njoftoi anulimin e tenderit, duke dhënë dy arsye: dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme dhe në garë nuk ishte dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.
Këto dy arsye kërkojnë shpjegim të menjëhershëm. Nëse dokumentet kishin gabime kaq të rëndësishme, si u miratuan dhe si arriti procedura deri në shpalljen e një operatori fitues? Nëse nuk kishte asnjë ofertë të përshtatshme, mbi çfarë baze u publikua formulari i njoftimit të operatorit të suksesshëm? Ministria nuk mund t’i lërë qytetarët të nxjerrin vetë përfundime nga dokumente që duken në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Mungesa e konkurrencës në një tender mbi 50 milionë euro duhej të ishte gjithashtu një shqetësim serioz për ministren. Por në vend të një shpjegimi për këtë çështje, për anulimin dhe për dokumentin që nuk gjendet më në sistem, kemi heshtje. Kjo heshtje ngre dyshime për arsyet e vërteta të rihapjes së mundshme të procedurës dhe për ndikimin e interesave politike në një shërbim jetik për pacientët.
Zonja ministre, ju duhet të përgjigjeni publikisht:
1. Cilat janë konkretisht gabimet në dokumentet e tenderit, kush i konstatoi dhe kush mban përgjegjësi që procedura vijoi deri në shpalljen e fituesit?
2. Si shpjegohet pretendimi se nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme, kur më 10 shtator u publikua njoftimi i operatorit të suksesshëm, Diaverum AB, dhe përse Shtojca nr. 14 nuk gjendet më në dosjen e publikuar? Ftojmë SPAK të hetojë lidhjet e këtij operatori me Klodian Allajbeun, pasi ky i fundit ka qenë i lidhur me operatorin fillestar të konçesionit të hemodializes , DiaVita përmes Spitalit Amerikan. Në 2019 Diaverum International AB bleu 100% të Diavita. Për rrjedhojë, Allajbeu ka një lidhje historike përmes strukturës fillestare të pronësisë .
3. Kur do të bëni publik vendimin e arsyetuar të anulimit, përfundimet e verifikimit që paralajmëruat në Kuvend dhe planin për të garantuar vazhdimësinë e hemodializës për pacientët?
Ministrja Spahiu dhe drejtuesit e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo vendim dhe dokument të kësaj procedure. Nëse anulimi është bërë nën presion për të ndryshuar operatorin ekonomik, kjo duhet të hetohet dhe të sqarohet deri në fund.
Zonja Spahiu, detyra juaj si ministre, por mbi të gjitha si mjeke, është t’u jepni llogari qytetarëve dhe të mbroni interesin e tyre, jo t’ia nënshtroni shëndetësinë interesave të Edi Ramës.
Pacientët kanë nevojë për siguri se trajtimi i tyre do të vazhdojë pa ndërprerje.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë ndodhi me këtë tender dhe kush do të mbajë përgjegjësi./Dosja.al
bardh spahia klodiana spahiu deklarate
Politike
30 Shtator 2026, 14:22
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka replikuar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se edhe Rusia ka më pak të paraburgos...
Politike
30 Shtator 2026, 13:49
G.M
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes...
Politike
30 Shtator 2026, 13:45
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po drejton insitucionin nga qelia ka shkaktuar "tërmet",...
Politike
30 Shtator 2026, 13:34
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Kryetari i komisionit të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sot...
Politike
30 Shtator 2026, 12:59
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:36
E.d
Gjergj Erbara
TIRANA- Gazetari Gjergj Erbara ka reaguar pas paketës ligjore të propozuar nga kryeministri Rama, ku Kodi i Procedurës ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:12
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht kufizimi i masës “arrest n&...
Politike
30 Shtator 2026, 12:10
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se çështja e Presidentit është nj...
Politike
30 Shtator 2026, 11:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha se drejtësia nuk duhe...
Politike
30 Shtator 2026, 11:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një...