Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, vetëdorëzohet në polici ish-partneri Eraldo Fizi

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, vetëdorëzohet në polici ish-partneri Eraldo Fizi

14:44, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është vetëdorëzuar në policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt.

Fizi është ish-bashkëshorti i 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Çifti ishte martuar në vitin 2025, por martesa zgjati vetëm rreth 3 muaj, përpara se të ndaheshin.

Sipas hetimeve, dyshohet se Fizi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se kjo dhunë mund të ketë qenë shkak që 25-vjeçarja t’i jepte fund jetës. Pas ngjarjes, ai u shpall në kërkim nga policia.

Tashmë, pas më shumë se 6 muajsh, Eraldo Fizi është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, ndërsa pritet të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco