​Grenell kritikon ashpër ish-prokurorin Jack Smith për rolin e tij në Gjyakatën Speciale

30 Shtator 2026 | 15:13

Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar në platformën X duke iu kundërvënë gjykatësit Jack Smith. Grenell shpërndau një postim në faqen e tij zyrtare të senatorit amerikan Chuck Grassley, duke e cilësuar atë si një shkrim ngacmues nga ana e Smith.

“Një banor nga Osage, Iowa, i dhuroi 10 dollarë Presidentit Trump. Jack Smith i kërkoi me anë të një urdhri gjyqësor çekun personal të këtij personi dhe ia dorëzoi Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së së administratës Biden të dhënat e tij private, përfshirë adresën e shtëpisë dhe informacionet bankare”, shkruhej në postim të Grassley, të shpërndarë nga Grenell.

Në postimin që e shpërndau Grenell, autori shprehet kritik ndaj qeverisjes demokrate, duke pretenduar se politikat dhe veprimet e saj kanë pasoja të drejtpërdrejta për banorët e Iowas.

Më vonë, ai ndau edhe një postim kundër gjykatësit amerikan duke e ekspozuar punën e tij.

“Jack Smith u dorëzoi Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, gjatë administratës Biden, numrat e llogarive bankare dhe numrat e rrugëtimit bankar, si dhe adresat e shtëpisë së 4,782 amerikanëve, si pjesë e operacionit “Arctic Frost”, përfshirë të dhënat e 42 banorëve të Iowa-s. Ai pretendon se bëri atë që bëjnë prokurorët e mirë”, shkruhej në tekstin në X.

Këto reagime të fundit nga ana e Grenell, shihen si kritika të ashpra ndaj Smith, gjyqtarit kryesor të trupit gjykues, që dënuan Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haaland për të ardhmen te Man.City: Kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë

Në pritje të dënimit, në shtëpinë e Man.City janë jo pak të shqetësuar për të ardhmen e ekipit dhe të disa prej yjeve kryesorë. Në...
14:45 | 30/09/2026

Kryeministri bullgar kërkon që Evropa të dialogojë me Rusinë për të shmangur një sulm bërthamor

“Gjithmonë duhet të mendojmë për skenarin më të keq”, tha kryeministri bullgar Rumen Radev në Samitin e Mbrojtjes të Euronews, duke paralajmëruar për rrezikun e...
14:19 | 30/09/2026

Sanchez: Nuk ka prova se Maroku planifikoi dyndjen e emigrantëve drejt Ceutës

Spanja nuk ka gjetur prova për të arritur në përfundimin se sulmi vdekjeprurës kufitar i korrikut nga Maroku në enklavën e saj të Ceutës u...
14:17 | 30/09/2026