Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tonelata peshq të ngordhur pas tharjes së digës, REAGON Bashkia Lushnjë: Kallëzuam penalisht kompanitë! Nuk u njoftuam për punimet

Shkruar nga Newsbomb
Tonelata peshq të ngordhur pas tharjes së digës,
Tonelata peshq të ngordhur, reagimi i bashkisë Lushnjë

Një ditë pas zbulimit të katastrofës ekologjike në Lushnjë, ku mijëra tonelata peshq të ngordhur dolën në sipërfaqe, bashkia e qytetit në fjalë ka njoftuar se ka kallëzuar penalisht dy kompanitë për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit në rezervuarin e Kasharajt.

"Bashkia Lushnjë, pas verifikimit paraprak të informacioneve të lidhura me situatën në rezervuarin e Kasharajt, vendosi të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjore me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe evidentimin e personit/personave që “prodhuan” problematikën serioze të ngordhjes së peshqëve në këtë rezervuar. Bashkia Lushnjë kallëzoi penalisht pranë Prokurorisë Fier, bashkimin e kompanive që kanë fituar të drejtën për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit në rezervuarin e Kasharajt.", shkruhet në reagimin zyrtar. 

Më tej, Bashkia Lushnjë thekson se referuar kontratës, pas ndërprerjes së punimeve ( kërkuar nga vetë firma) në 9 shkurt të këtij viti, bashkimi i dy kompanive që po rehabilitojnë digën e rezervuarit si dhe rinisja e punimeve në shtator nuk është njoftuar në institucionet publike.

Në këto kushte, Bashkia Lushnjë vendosi të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjore me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe evidentimit të personave që fshihen prapa katastrofës ekologjike.

Reagimi i Bashkisë Lushnjë:

Bashkia Lushnjë, pas verifikimit paraprak të informacioneve të lidhura me situatën në rezervuarin e Kasharajt, vendosi të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjore me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe evidentimin e personit/personave që “prodhuan” problematikën serioze të ngordhjes së peshqëve në këtë rezervuar. Bashkia Lushnjë kallëzoi penalisht pranë Prokurorisë Fier, bashkimin e kompanive që kanë fituar të drejtën për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit në rezervuarin e Kasharajt.

Kallëzimi penal u bë pasi gjatë punës për rikonstruksionin e digës së dëmtuar të rezervuarit, firma që po kryen këto punime nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e  ujërave të rezervuarit, duke sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të faunës dhe të mjedisit në këtë ujëmbledhës. Në bazë të kontratës, pas ndërprerjes së punimeve ( kërkuar nga vetë firma) në 9 shkurt të këtij viti, bashkimi i dy kompanive që po rehabilitojnë digën e rezervuarit, duhet të kishte njoftuar institucionet publike dhe veçanërisht Bashkinë Lushnjë për rinisjen e punimeve në shtator, gjë e cila nuk ka ndodhur! Bashkia Lushnjë mirëkupton sensibilitetin publik të ngjarjes dhe shpreson që organet ligjore ta zbardhin atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese