Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një video të pazakontë nga përgatitjet e saj para Javës së Modës në Paris.
Stilistja britanike është filmuar duke u stërvitur në një StairMaster, aparatin që imiton ngjitjen e shkallëve, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është zgjedhja e këpucëve.
Victoria shfaqet duke kryer ushtrimet me stiletto me taka të larta, nga koleksioni i markës së saj, duke treguar se as një palë taka nuk duket se mund ta pengojë gjatë aktivitetit fizik.
Momentet janë filmuar nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili nuk ka kursyer as batutat për veshjen e saj. Ish-futbollisti ka vënë në dukje me humor se kombinimi i zgjedhur nga Victoria nuk është pikërisht ai që do të pritej për një seancë stërvitjeje.
Videoja është publikuar në prag të një prej angazhimeve më të rëndësishme të stilistes në Paris. Victoria Beckham pritet të prezantojë koleksionin e saj të ri Pranverë/Verë 2027 gjatë Javës së Modës në Paris, këtë të premte.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa mënyra e veçantë e stërvitjes së Victoria Beckham ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Who said heels aren't workout shoes? ???????? Victoria Beckham, 52, took fashion week to a whole other level, looking runway ready on a stair climber and proving that you can do anything in heels ✨ ????️ : #davidbeckham #victoriabeckham #fashionweek https://t.co/lwTT9kJ2QL
— HELLO! Canada (@HelloCanada) September 28, 2026
Lini një Përgjigje