Brenda një dite, kontrollet doganore në dy terminale kanë çuar në zbulimin e 12 migrantëve të paligjshëm, të ardhur nga Egjipti dhe Sudani.
Të lidhura
None found
Rasti i parë u evidentua në terminalin doganor të Tetovës, ku doganierët dyshuan se në një kamion ndodheshin migrantë dhe kërkuan ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kontrolli konfirmoi praninë e pesë migrantëve. Dy orë më pas, në terminalin Shkup 3, autoritetet gjetën edhe shtatë persona të tjerë.
Të 12 migrantët iu dorëzuan MPB-së. Ndërkohë, Frontex raportoi se migracioni i paligjshëm përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor është ulur me 42 për qind.
