VIDEO/ Von der Leyen mes protestuesve dhe Ramës
Von der Leyen sapo ka mbërritur në Kryeministri. Kreu i q...
Von der Leyen sapo ka mbërritur në Kryeministri. Kreu i q...

Avokati i krimit, bandave, por edhe i politikanëve të korruptuar që shfaqet si një njeri që kryen detyrën në zbatim të ligjit, njeriu që ka marrë peng prej 30 vjetësh Dhomën e Avokatisë, së fundmi është shfaqur në një intervistë ku ka folur në emër të Ergys Agasit.
Ky i fundit është personi më i përfolur i ditëve të fundit, pasi SPAK-u kërkoi disa masa sigurie në gjykatë, me fakte dhe prova të gjetura nga hetime, por edhe të zbërthyera nga telefonat e Ergys Agasit gjatë momentit të arrestimit të tij.
Maksim Haxhia ka dalë publikisht dhe ka thënë disa gënjeshtra si ato që i përmend shpesh, ku e para fillon me faktin se klienti i tij nuk e ka takuar Vlora Hysenin dhe nuk ka pasur me të kontakte të vazhdueshme.
Së pari, në vendimin e GJKKO-së, sipas provave të dhëna nga SPAK-u dhe materialeve të gjetura në telefonin e Ergys Agasit janë 508 komunikime në dy muaj.


Nuk kanë pasur takime të shpeshta. Mund të mos ketë pasur takime të shpeshta, pasi prej 9 muajsh Ergys Agasi ka qenë në arrati.
-Mos vallë Ergys Agasi takimet i ka pasur para arratisë?
-Mos vallë Vlora Hyseni ka shkuar në ndonjë vend të caktuar me ndonjë makinë private?
Këto janë pyetjet për të cilat Maks Haxhia duhet t’u japë përgjigje gazetarëve.
Nuk po flasim për këto intervistat që i kërkon vetë apo dalin me porosi nga burgu i Bradasheshit, por po flasim për pyetje të vërteta, jo për mashtrimet që kërkon t’i bëjë opinionit publik, Maks Haxhia.
Sa për faktin është lidhja në aset apo shërbim, sipas këtij dokumenti që ne publikojmë, është vetë Vlora Hyseni, ish-drejtoresha e SHISH, e cila thotë se kam pasur bashkëpunim.

Tani tjetër deklaron ish-shefja e SHISH dhe tjetër deklaron avokati i Ergys Agasit në emër të këtij të fundit.
Deklarimet janë aty dhe e vërteta është vetëm një, nuk mund të jenë dy. Ose ka pasur bashkëpunim, ose ka pasur një marrëdhënie përtej saj, që janë këto historitë e tjera që i përkasin jetës së tyre private.
Ajo që deklaron Maks Haxhia, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë, do të sqarohet shumë shpejt. Marrëdhënia mes tyre ka qenë diçka tjetër.
Sërish, sipas vendimit të gjykatës, SPAK-u ka çuar prova të dokumentuara duke saktësuar se në makinën me targa (GG444AA), “janë sekuestruar, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në cilat paraqiten diagrame me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit, të cilat i ka pranuar edhe Vlora Hyseni, pra ish-drejtuesja e SHISH, por ka thënë se do t’i çojë përgjigjen me një dokument të klasifikuar.

Ndërsa Ergys Agasi ka deklaruar se i ka lënë me qëllim që t’i gjejë SPAK-u. Këto janë deklarata të bëra para prokurorëve dhe janë qëndrime, të cilat i janë çuar gjykatës. Ergys Agasi thotë, po, i kam lënë me qëllim, Vlora Hyseni thotë, po, do të jap përgjigje. Maks Haxhia, nga ana tjetër, thotë nuk janë dokumente të tyre.

Ky i fundit thotë se nuk ka komunikime për radarët. Po. Ndoshta ato shkrimet e dala në media të caktuara me “fikje radarësh” mund të jenë prodhuar me qëllim edhe nga portale e media afër Maks Haxhisë apo klientëve të tij, apo nga ata që mbrojnë Erion Veliajn, ose nga ata që sulmojnë SPAK-un.
Këta mund ta kenë prodhuar lajmin me një qëllim të caktuar për të krijuar pikërisht një kakofoni, një rrëmujë dhe për të rrëzuar seriozitetin e hetimit dhe besimin në opinionin publik mbi fakte dhe provat që lidheshin me skandalin e SHISH dhe marrëdhënien e Ergys Agasit me Vlora Hysenin.
Ndaj dhe nuk është ndonjë çudi që Maks Haxhia të jetë një nga strumbullarët e disa mashtrimeve që janë hedhur në opinionin publik, siç është rasti i “fikjes së radarëve” që është përdorur rëndom nga ato portale, media dhe kanale komunikimi të lidhura me këtë avokat, pushtetin, sponsorizimet e vëllait të Erion Veliajt, mediat e korruptuara, media anonime apo gjobaxhie. Dhe ky është një fakt.
Faktet janë aty. Provat janë aty. Dokumenti është aty. Në lidhje me mesazhet që ne kemi publikuar, ato mund të mos i shërbejnë hetimit, apo ato siç pretendon Maks Haxhia, por ato janë pjesë e procesit hetimor.



Qytetarët shqiptarë duhet të dinë dhe të mësojnë të vërtetën se si një institucion si SHISH, ra në duart e Ergys Agasit, e si ra në duart e këtij të fundit Hipoteka, se si ky emëronte dhe shkarkonte ministra, se si ky individ lëvizte tentakulat e shtetit shqiptar, se si u kthye në një kryeministër të deleguar në detyrë me një pushtet jo të gjetur në rrugë, por të marrë nga Edi Rama dhe në finale faji nuk është i Ergys Agasit që mori gjithë shtetin dhe e futi në mes poshtë këmbëve të tij.
E nga ana tjetër, Maks Haxhia do të bëjë thjesht dhe vetëm atë që ka bërë gjithmonë. Do të përfundojnë në burgje shumë nga të pandehurit, ndërsa ai do të marrë paratë dhe do të pasurohet siç ka bërë këto 30 vjet.
Për më tepër edhe në raste kur persona që nuk duheshin dënuar fare, kanë bërë burgun dhe i kanë mbushur xhepat Maks Haxhisë, një avokat që mashtron publikisht, që kërkon të manipulojë opinionin mbi provat dhe vendimet e dhëna nga gjykata./ CNA
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar ndryshimet e prezantuar...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë një reagim në rrjetet socia...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimet e GJKK...
Fenomeni i gjobëvënies mediatike dhe përdorimi i portaleve...
Këtë të mërkurë ka nisur ndërhyrja për pastrimin e rezervu...
Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të rimblidhet brenda pa...
Ndryshimet e prezantuara këtë të mërkurë për Kodin e Proce...
Këtë të mërkurë u prezantuan projektvendimet për ndryshime...
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka dalë nga Pr...
Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt, ka zhvillluar sot nj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport auditi...
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitu...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Këtë të mërkurë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula...
Kreu i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Soko...
Gazetari Mentor Kikia tha se në këtë moment nga skandali i...
Politologu i njohur Afrim Krasniqi komentoi sot skandalin ...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 122-të kundër ...
Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin ...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Policia ka bastisur lokale në Gjermani dhe disa vende të t...
Një avion i Flydubai me rreth 180 pasagjerë në bord transm...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se ...
Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën katër njer...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...