LIVE UPDATES
Aktualitet

Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurë, drejtues policie dhe 'Bad Boys'

Kjo ka bërë që brenda një kohe të shkurtër, oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, të realizojnë këqyrjen e lirë të aparatit të telefonit, e për pasojë vijimin me procedurën e arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

30 Shtator 2026, 15:19 Nga Elton Qyno

Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH,

TIRANË- Pas kapjes së Ergys Agasit në zonën e “Plepave” në Durrës, këtij të fundit oficerët e policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar një aparat telefonik “Iphone 17”.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se ky mjet elektronik është kthyer shumë shpejt në një “magazinë” informacioni për SPAK, pasi telefoni që i është kapur Agasit, nuk ishte i pajisur me asnjë kod sigurie.

Kjo ka bërë që brenda një kohe të shkurtër, oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, të realizojnë këqyrjen e lirë të aparatit të telefonit, e për pasojë vijimin me procedurën e arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë përgjegjës sektori në policinë Shkencore, Fatjon Kalluçit si dhe menaxherit të lokalit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

Ndërsa dy telefonat e tjerë “Iphone 17” të kapur personit tjetër në makinë, Uljan Shpatarakut, kanë qenë të pajisur me kode sigurie dhe ende nuk janë hapur nga ana e ekspertëve kibernetikë të prokurorisë së posaçme.

Siç mësohet nga burime të sigurta brenda SPAK, në telefonin e Agasit nuk janë gjetur vetëm biseda me drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, por dhe dhjetëra biseda me personazhe mjaft të njohur të botës së krimit që janë shpallur në kërkim nga SPAK, në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë, Fushë-Krujë.

Nga këqyrja e bisedave telefonike, Agasit i janë gjetur dhe biseda të ndryshme për Drejtorë Policie, dhe për prokurorë të SPAK. Një pjesë të madhe të bisedave Agasi, i kishte ruajtur qëllimisht në telefon për arsye ende të paqarta.

Shumë nga çunat që konsiderohen në Shqipëri si “Bad Boys” dhe që drejtojnë grupe kriminale, Agasi, shprehet në bisedat e veta me persona të tjerë se: “…ata janë çunat e tij dhe nën kontrollin e tij…”.

Por ky telefon nuk ka qenë i vetëm që i është kapur Agasit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, janë kapur dhe 3 aparate të tjerë telefonikë, duke bërë që në total të shkojë numri në 4 celularë të sekuestruar Ergys Agasit.

Tashmë i gjithë hetimi i SPAK, është përqendruar pikërisht në këto 4 aparate telefonike, duke çuar në zbulimin e një “thesari” informacioni që ka në dorë SPAK, nga ku u çua drejt arrestit në shtëpi, drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u kontrollua banesa e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe po pyeten disa drejtues të lartë policie.

Deri në këtë fazë ku ndodhet dosja penale, numri i personave nën hetim është rritur, duke filluar nga Ergys Agasi, Daniel Shima, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni, Mirlinda Karçanaj, Gëzim Hoxha, Andis Papa, Elison Jorxhi, Hava Delibashi, Emirton Suli, Embro Sulejmani, Fatjon Kalluçi etj./Syri.net

vlora hyseni ergys agasi

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor