Dodik pas takimit me Putinin: U diskutua për energjinë, ekonominë dhe bashkëpunimin politik
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar më 29 shtator në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas deklarimeve të Dodikut pas takimit, bisedimet përfshinë çështje politike, ekonomike dhe energjetike, ndërsa ai e cilësoi këtë si takimin e 29-të me presidentin rus.
Dodik tha se gjatë takimit propozoi krijimin e një këshilli bashkëpunimi mes përfaqësuesve të nivelit të lartë të Rusisë dhe Republikës Srpska, i cili do të mblidhej një herë në vit. Sipas tij, Putin tha se propozimi do të shqyrtohet.
Në fokus të bisedimeve, sipas Dodikut, ishte edhe furnizimi me gaz. Ai deklaroi se Putin kishte konfirmuar se çmimi i gazit për Republikën Srpska do të mbetet i pandryshuar. Po ashtu, u diskutua për bashkëpunim të mundshëm me institutin e aviacionit “Orao” në Bijeljina.
Në planin politik, Dodik përsëriti qëndrimet e tij kundër anëtarësimit në NATO dhe kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha gjithashtu se në takim ishte diskutuar çështja e kompetencave të Republikës Srpska dhe interpretimi i tij për Marrëveshjen e Dejtonit.
Grenell kritikon ashpër ish-prokurorin Jack Smith për rolin e tij në Gjyakatën Speciale
Haaland për të ardhmen te Man.City: Kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë
Kryeministri bullgar kërkon që Evropa të dialogojë me Rusinë për të shmangur një sulm bërthamor
- 15:13 Grenell kritikon ashpër ish-prokurorin Jack Smith për rolin e tij në Gjyakatën Speciale
- 14:48 Parlamenti i Bullgarisë miraton ligjin që mbron gazetarët nga paditë e SLAPP-it
- 14:45 Haaland për të ardhmen te Man.City: Kam besim te klubi, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë
- 14:40 Debate të forta në Këshillin Bashkiak të Cërrikut, votohet kundër për bashkimin me Elbasanin (VIDEO)
- 14:39 Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt
- 14:35 Guardiola për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt: I besoj klubit