E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Është konfirmuar rasti i dytë i virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri gjatë këtij viti. Rasti i ri është regjistruar në Korçë, duke e çuar në dy numrin total të rasteve të konfirmuara në vend.

Rasti i parë u konfirmua në muajin gusht, te një 72-vjeçar nga Korça. Edhe rasti i dytë është evidentuar në të njëjtin qark.

Reklamë

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë simptoma që variojnë nga të lehta deri në forma më të rënda të sëmundjes.

Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin masa për mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave, veçanërisht gjatë periudhës së aktivitetit të tyre.

Me konfirmimin e rastit të dytë, Korça mbetet zona ku janë evidentuar të dyja rastet e virusit të Nilit Perëndimor të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.