Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Cërriku kundër bashkimit me Elbasanin dhe Belshin, Këshilli Bashkiak votuan kundër reformës

Shkruar nga Newsbomb
Cërriku kundër bashkimit me Elbasanin dhe Belshin, Këshilli
Foto nga mbledhja

Këshilli Bashkiak i Cërrikut vijon të kundërshtojë bashkimin e Bashkisë Cërrik me Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Belshit, në kuadër të diskutimeve për reformën administrativo-territoriale. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, ishin të pranishëm 20 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ndërsa një këshilltar mungonte.

Në përfundim të procesit të votimit, 11 këshilltarë abstenuan, 7 votuan kundër dhe vetëm 2 votuan pro bashkimit të Cërrikut me Elbasanin dhe Belshin. Rezultati i votimit pasqyron qëndrimin e shumicës së këshilltarëve të pranishëm ndaj propozimit për riorganizimin administrativo-territorial të njësive vendore.

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Cërrikut pritet të jetë pjesë e materialeve dhe qëndrimeve zyrtare që do të përcillen në kuadër të procesit të diskutimit për reformën administrativo-territoriale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese