30 Shtator 2026, 15:31
Nga I.A
Ahmet Sylejmani
SHKODËR- Fermeri Ahmet Sylejmani, 72-vjeçari nga fshati Muriqan i Shkodrës, i cili merret me kultivimin e shegës dhe produkteve të tjera bujqësore, akuzon Ministrinë e Bujqësisë për mungesën e mbështetjes dhe fondeve për fermerët. Sylejmani tregon se prodhimi i shegës këtë vit ka qenë i dobët, ndërsa mungesa e tregut dhe e një çmimi të përshtatshëm për shitjen e produktit ka bërë që fitimi i tij të jetë zero.
"Prodhimi sivjet ka qenë ashtu si nisi, nuk doli. Po ben 5 muaj që shi, ska rënë dhe prodhimet janë zero. Nuk ka asnjë shancë që dikush të marri një qindarkë. Përveç kësaj, s'ke kujt t'ja shesësh. S'ka treg", tha ai.
Sylejmani kritikon Ministrinë e Bujqësisë, duke thënë se fermerët nuk marrin mbështetjen e nevojshme dhe se fondet e bujqësisë janë të pamjaftueshme. Ai i konsideron “qesharake” fondet që, sipas tij, u ofrohen fermerëve.
"Mbështetja e fermerëve është zero. Nuk mbështet njëri. Nëse kemi aplikuar në këto grantet e bujqësisë, unë kam qenë aplikues i rregullt. këtë vit nuk aplikova, se me ligjet e reja nuk fitova," theksoi Sylejmani.
72-vjeçari shprehet se, përballë prodhimit të dobët, mungesës së tregut dhe fuqisë punëtore, fermerët në zonën e Muriqanit ndihen të braktisur nga shteti./Dosja.al
ahmet sylejmani
Aktualitet
30 Shtator 2026, 15:33
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Drafti me 105 ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale është publikuar. Ky draft sjell rr...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 15:19
Elton Qyno
TIRANË- Pas kapjes së Ergys Agasit në zonën e “Plepave” në Durrës, këtij të fundit oficerët e po...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 15:08
E. D
foto ilustruese
SHQIPËRI- Një tjetër rast i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipë...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:50
I.A
József Váradi
TIRANË- Wizz Air planifikon të shtojë 5 deri në 6 avionë në flotën e stacionuar në Tira...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:46
G.M
pamje nga takimi
TIRANA- Ambasada amerikane ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, në lidhje me taimin e ambasadorit ...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:47
I.A
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, në cilësinë e President...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:29
G.M
Këshilli Bashkiak i Cërrikut
CËRRIK- Reforma territoriale që parashikon shkrirjen e disa bashkive në një të vetme nuk u ...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:29
d
Viktima dhe partneri
TIRANA- Ish-bashkëshorti i të ndjerës Xhuana Nikollaj, e cila u vetëvra disa muaj më parë &eum...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:10
E.d
Pamje
SARANDA- Një shpërthim ndodhi ditën e djeshme në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “S...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:58
E.d
Pamje
ZVICRA- Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap me një sasi të konsider...