• Kontakt
Wednesday, September 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Bardhi: Rama sot po “qep” ligje për hallet e vjetra të tij

15:58 : 30/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke theksuar se po bëhet një ligj për hallet e vjetra të tij.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Rama, gjatë qeverisjes së tij, e ka përdorur burgimin si një mjet, duke përmendur arrestime për ndërtimet pa leje, energjinë elektrike, punën në të zezë etj.

Bardhi sjell si shembull rastin e Qamil Zelës, i cili u arrestua në kuadër të operacionit për energjinë dhe më pas humbi jetën në paraburgim. Ai i referohet gjithashtu një raporti të Këshillit të Europës të vitit 2014, i cili ngrinte shqetësimin për përdorimin e tepruar të paraburgimit në Shqipëri.

Sipas Bardhit, Rama e riktheu në vëmendje çështjen e paraburgimit pas arrestimit të Erion Veliajt në shkurt 2025, kur kryeministri foli publikisht kundër “burgosjes pa gjyq”.

Duke lidhur ndryshimet e propozuara me zhvillimet e fundit politike dhe hetimet e SPAK-ut, Bardhi deklaron se ndryshimet synojnë t’i shërbejnë interesave të kryeministrit.

Lexo edhe:

“Po vjen radha e Ballukut”/ Gazetari: Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja!

Rama rivizaton kufijtë e drejtësisë/ Çfarë ndryshon nga arresti te përgjimet (Pikat)

Reagimi:

Një ligj i ri për hallet e vjetra të Ramës!

Edi Ramës nuk i intereson se kush rri në paraburgim me të drejtë dhe kush jo. Po t’i interesonte vërtet, nuk do ta kishte shpallur dhe ndjekur “BURGUN” si rrugën e shkurtër të zgjidhjes së çdo problemi social në Shqipëri, që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Burg për ndërtimet pa leje. Burg për energjinë. Burg për punën në të zezë. Burg gjatë COVID-it. Sa herë ai dështonte të mbante një premtim elektoral, përgjigjja politike ishte e njëjta: më shumë penalizim, më shumë burg.

Në tetor 2014, gjatë operacionit për energjinë, u arrestuan mbi 1 mijë persona vetëm në muajt e parë. Një politikë që pati edhe histori tragjike. Qamil Zela, 52 vjeç, baba i tre fëmijëve, qëndroi dy muaj në paraburgim për një borxh prej 35 mijë lekësh të vjetra dhe, më 28 dhjetor 2014, u vetëvar në qeli.

Prandaj Edi Rama nuk mund ta sjellë sot Këshillin e Europës sikur sapo ka zbuluar se Shqipëria ka problem me paraburgimin. Këshilli i Europës e kishte thënë këtë që në muajt e parë të qeverisjes së tij. Më 16 janar 2014, Këshilli i Europës paralajmëroi për “mbështetjen e tepruar te paraburgimi” dhe rekomandoi që kjo masë të përdorej vetëm si zgjidhje e fundit, duke u dhënë përparësi alternativave. Raporti i Këshillit të Europës konstatoi se, nga tetori 2013 deri në shkurt 2014, numri i të paraburgosurve ishte dyfishuar, duke arritur rreth 2,300 persona, ose afërsisht 40% të të gjithë popullsisë së burgjeve.

Pra, Edi Rama e dinte. Paralajmërimi europian ishte bërë dhe shkaktari ishte identifikuar: politika e qeverisë.

Atëherë, kur iu kujtua Edi Ramës se liria duhet të jetë rregulli dhe burgu përjashtimi?

Sigurisht, jo në vitin 2014, kur Këshilli i Europës ngrinte alarmin. Jo kur, sapo ai erdhi në pushtet, paraburgimet u dyfishuan. Dhe jo kur Qamil Zela u vetëvar në paraburgim për energjinë elektrike.

Edi Rama u kujtua se kishte shkaktuar këtë problem në shkurt 2025, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Më 12 shkurt 2025, dy ditë pas arrestimit, Edi Rama foli për “burgosje pa gjyq” të Veliajt dhe tha se gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë. Vetëm atëherë zbuloi edhe “zonën e lirisë” të Këshillit të Europës.

Jo se i dhimbset Veliaj. Edi Rama po punon për veten. Ergys Agasi ka shumë për të thënë. Belinda Balluku ka shumë për të thënë. Besoj të gjithëve u kujtohet deklarata publike se SPAK-u nuk ia merrte dot telefonin Edi Ramës.

Ndryshimet e sotme shpjegojnë gjithçka.

Deri tani Edi Rama ka bërë ligje me porosi për të tjerët. Sot, po qep një ligj sipas masës së vet.

 

Etiketa: Edi Ramagazment bardhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po vjen radha e Ballukut”/ Gazetari: Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja!

15:42 : 30/09/2026
AKTUALITET

Rama rivizaton kufijtë e drejtësisë/ Çfarë ndryshon nga arresti te përgjimet (Pikat)

15:29 : 30/09/2026
AKTUALITET

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

14:35 : 30/09/2026
AKTUALITET

Rama u jep kullë 77 kate Luanit të “Deltës” dhe bosëve të basteve, Abdia-Avdia

13:10 : 30/09/2026
AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit

11:58 : 30/09/2026
AKTUALITET

Hetimet e SPAK për korrupsionin qeveritar, mburret Rama: Kemi shembur kultin e pandëshkueshmërisë

11:35 : 30/09/2026

TË GJITHA

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Bardhi: Rama sot po “qep” ligje për hallet e vjetra të tij

15:58 : 30/09/2026

“Po vjen radha e Ballukut”/ Gazetari: Rama lëshoi Agasin, që të goditet ish-zv.kryeministrja!

15:42 : 30/09/2026

Rama rivizaton kufijtë e drejtësisë/ Çfarë ndryshon nga arresti te përgjimet (Pikat)

15:29 : 30/09/2026

Putin mesazh Perëndimit: Rusia nuk përkulet dhe nuk ka frikë nga askush

15:26 : 30/09/2026

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

15:18 : 30/09/2026

Shpërthimi te karburanti “AN OIL” në Sarandë, ISHTI: Objekti kishte tre muaj jashtë funksionit

15:01 : 30/09/2026

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

14:39 : 30/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com