SHBA kërkojnë nga Europa lirimin e rezervave të naftës

30 Shtator 2026 | 15:55

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vendeve europiane të nxjerrin më shumë naftë nga rezervat e tyre emergjente, në përpjekje për të lehtësuar presionin mbi çmimet e energjisë. Uashingtoni njoftoi gjithashtu se do t’u ofrojë kompanive energjetike deri në 40 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës amerikane.

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi më 29 shtator se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po përmbushin angazhimet e tyre, ndërsa disa vende europiane kanë liruar vetëm një pjesë të rezervave që kishin premtuar. Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të përmbushin këto angazhime.

Lëvizja amerikane vjen në një kohë kur tregjet globale të naftës po përballen me ndërprerje të furnizimit të lidhura me konfliktin në Iran, kufizimet në transportin përmes Ngushticës së Hormuzit dhe dëmtimet e infrastrukturës energjetike. Sipas Reuters, oferta amerikane prej 40 milionë fuçish përbën pjesën e fundit të angazhimit prej 172 milionë fuçish, të vendosur në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë të vendeve të IEA-së për lirimin e rreth 400 milionë fuçive nga rezervat strategjike.

Në Europë, çështja e rezervave emergjente po diskutohet ndërsa kostot e energjisë janë rritur ndjeshëm. Komisioneri europian për Energjinë, Dan Jørgensen, ka deklaruar se BE-ja ka shpenzuar më shumë se 100 miliardë euro shtesë për energjinë këtë vit. Ndërkohë, drejtuesi i IEA-së, Fatih Birol, ka bërë të ditur se mund të shqyrtohet edhe lirimi i mëtejshëm i rezervave nëse ndërprerjet e furnizimit përkeqësohen.

Paralelisht, administrata amerikane po shqyrton masa të tjera për të frenuar çmimet e karburanteve, përfshirë kufizime të mundshme mbi eksportet e naftës dhe produkteve të rafinuara. Megjithatë, sipas Reuters, për këto masa nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti i Bullgarisë miraton ligjin që mbron gazetarët nga paditë e SLAPP-it

Parlamenti bullgar miratoi të mërkurën një ligj që synon të mbrojë më mirë gazetarët, aktivistët dhe të tjerët nga paditë abuzive të hartuara për të...
14:48 | 30/09/2026

Mungesa e tureve me audio, muzeu britanik përballet me padi për shkelje të ligjit të barazisë

Muzeu Britanik po përballet me padi për ekspozitën e tij “Tapestry Bayeux”. Avokatët që përfaqësojnë një burrë të verbër pretendojnë se muzeu po shkel ligjet...
13:50 | 30/09/2026

Franca dhe Britania në bisedime për t’i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve

Franca dhe Britania janë në bisedime për t’i dhënë fund marrëveshjes së tyre për migracionin “një brenda, një jashtë”. Kështu ka njoftuar të mërkurën një...
13:42 | 30/09/2026