Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit
Është publikuar drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili përmban 105 ndryshime të propozuara dhe sjell një sërë rregullash të reja në procesin penal.
Ndryshimet prekin disa nga fazat kryesore të procedimit, duke nisur nga masat e sigurimit dhe paraburgimi, te mënyra e mbledhjes dhe administrimit të provave, hetimet dhe ushtrimi i të drejtave të mbrojtjes.
Një nga ndryshimet e parashikuara lidhet me kufizimin e përdorimit të masës së arrestit në burg. Sipas draftit, prokurori duhet të argumentojë çdo muaj arsyet për vijimin e kësaj mase, duke e lidhur mbajtjen në paraburgim me nevojën për të justifikuar në mënyrë të vazhdueshme masën e sigurimit.
Drafti parashikon gjithashtu zgjerimin e rolit të mbrojtjes. Avokatët do të mund të kryejnë hetime të tyre, duke mbledhur të dhëna dhe prova në funksion të mbrojtjes së të pandehurit apo personit nën hetim.
Në të njëjtën kohë, prokurorit i vendoset detyrimi që gjatë hetimit të marrë në konsideratë edhe provat dhe rrethanat që mund të jenë në favor të të dyshuarit, dhe jo vetëm ato që mbështesin akuzën.
Një tjetër ndryshim lidhet me kontrollin e pajisjeve elektronike. Kontrolli i përmbajtjes së celularëve do të kërkojë autorizim nga gjykata, duke vendosur një procedurë të posaçme për aksesin në të dhënat e pajisjeve elektronike.
Ndryshime parashikohen edhe për marrjen në pyetje. Sipas draftit, marrjet në pyetje do të regjistrohen me zë dhe figurë, me synimin për të dokumentuar në mënyrë të plotë zhvillimin e tyre.
Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet
Juristi Myftari kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Kufizojnë mjetet e kërkimit të provës
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari (EMRI)
- 22:35 Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet
- 22:32 Juristi Myftari kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Kufizojnë mjetet e kërkimit të provës
- 22:14 “BIA serbe shkatërroi reputacionin e SHISH”, Karamuço: Brenda muajit arritën dy fitore me Shqipërinë
- 21:49 Prishtinë, nata e 15-të e protestës kundër vendimi të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”
- 21:45 Gazetari Milaim Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete
- 21:44 Karamuço: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish për Vlora Hysenin