Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pikë skrapi në zonën e Fllakës në Durrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në zonën përreth.
Syri sjell pamjet e para, ku zjarri vijon dhe shtëllunga tymi të madh kanë përfshirë zonën, ndërsa dëgjohen dhe shpërthime.
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse nga Shijaku dhe 1 mjet nga Durrësi, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërhyrja vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.
Pritet që në vijim të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen.
© SYRI.net
DOKUMENTI/ Drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale i propozuar nga Rama! Ja 105 ndryshimet e reja
Telefoni i Agasit pa kod sigurie/ Si u zbuluan bisedat me drejtoren e SHISH, prokurorë, drejtues policie dhe 'Bad Boys'
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, vetëdorëzohet në polici ish-partneri Eraldo Fizi