web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi për "Territorialen"/ Cërriku i thotë "Jo" bashkimit me Elbasanin dhe Belshin

30 Shtator 2026, 16:02, Politikë CNA

Votimi për "Territorialen"/ Cërriku i thotë

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka shprehur sot me votë kundërshtinë për bashkimin me Elbasanin dhe Belshin si pjesë e ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure ishin të pranishëm 20 nga 21 anëtarë të Këshillit Bashkiak Cërrik.

Në përfundim të votimit, 2 këshilltarë votuan pro, 7 kundër dhe 11 abstenim për bashkimin me këto dy bashki të tjera./CNA





Lajmet e fundit nga