Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryeministria është bllokuar pasditen e sotme, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen pritet të zhvillojë një vizitë në kuadër të turit ballkanik.
Zona është bllokuar me gardhë metalikë, ndërsa në terren ndodhen edhe forca të shumta policie. Po ashtu, është vendosur edhe një autobot me ujë.
Von der Leyen, sipas agjendës të bërë publike nga Kryeministria, do të jetë në zyrën e Ramës rreth orës 16:30, ku përreth një orë do bisedojë kokë më kokë me kryeministrin.
Më pas, rreth orës 17:30-18:00, do mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp me praninë e gazetarëve.













