Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën, ndalesë e parë e një turi në katër shtete të Ballkanit. Euria e procesit të integrimit, pritet të jetë në qendër të bisedimeve me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Në kryeministri kanë filluar përgatitjet për pritjen e Von der Leyen, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar edhe një protestë para kryeministrisë. Por, Policia e Shtetit ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie te ura te bluevdardi „Dëshmorët e Kombit“ për të mos lejuar kalimin e tyre në drejtim të godinës qeveritare.
Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit.
Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.
BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.
LEXO EDHE: Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, konferencë me Kryeministrin Rama