E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Publikimi i videove intime, zv.ministrja e Brendshme: Shpërndarja e tyre është vepër penale, viktimat duhet të denoncojnë në polici

Publikimi i disa videove një ditë më parë, ku ishin të përfshirë personazhe të jetës publike, shkaktoi edhe njëherë “tërmet” në atë që po ndodh me sigurinë dhe privatësinë në vend.

Sa të sigurt janë shqiptarët dhe çfarë duhet të bëjnë personat e përfshirë në video, të cilët janë edhe viktimat kryesore?

Reklamë

Lidhur me këto pyetje, e ftuar në “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjodora Fjora, zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Rusta, tha se duhet denoncuar në Polici.

Sipas zonjës Rusta, çdo publikim pa autorizimin e personave të përfshirë në video konsiderohet vepër penale, e cila dënohet nga gjoba deri në dy vite burg.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Si grua, e më pas si një përfaqësuese e shtetit, si e përjetove atë që ndodhi dje, cenimin e intimitetit të personazhit publik?

Rusta: Një ngjarje shumë e rëndë, jo vetëm për personat e përfshirë në shpërndarjen e këtyre pamjeve. Ky është cenim i rëndë i jetës private të zonjave, por edhe një dhunë psikologjike, apo që lidhet me çështjet personale të secilit prej nesh. Shpresoj shumë që dy zonjat, apo çdo njeri tjetër që është i përfshirë, të bëjë padiskutim denoncim te Policia e Shtetit, pasi janë vepra që dënohen nga Kodi Penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.