Ursula von der Leyen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

30 Shtator 2026 | 16:54

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në mesditë, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

Von der Leyen mbërriti në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë shqiptare ndërsa vizita e saj në Tiranë është pjesë e një turi në katër shtete të Ballkanit. Në qendër të takimeve pritet të jetë ecuria e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ajo shkroi në X:

“Jam e kënaqur që po e nis nga Shqipëria turin tim në Ballkanin Perëndimor. Edi Rama, ju po punoni fort për ta bërë realitet ëndrrën evropiane të Shqipërisë. Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor. Duke ruajtur njëkohësisht një dialog të fortë me shoqërinë. Synimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë.”

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Ursula von der Leyen pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Presidentja e Komisionit Europian vjen në Shqipëri edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që synon t’i ndihmojë këto vende në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Në fokus pritet të jenë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, si dhe 15-16 tetori, kur liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë pranë Kryeministrisë para mbërritjes së Ursula von der Leyen

Ndërsa në Kryeministri kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e...
16:50 | 30/09/2026

Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit perëndimor në Shqipëri

Është konfirmuar rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, ndërsa edhe ky rast është regjistruar në qarkun e Korçës. Bëhet fjalë për...
16:06 | 30/09/2026

Dokumenti i plotë i Kodit të ri të Procedurës Penale. Rregullat e reja për mbledhjen e provave dhe masat e sigurimit

Është publikuar drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili përmban 106 ndryshime të propozuara dhe sjell një sërë rregullash të reja në...
15:59 | 30/09/2026