• Kontakt
Wednesday, September 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

17:03 : 30/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kur qeveria e Partisë Demokratike, nënshkroi marrëveshjen me gazsjellësin Transadriatik, në kontratë u vu një klauzolë sipas të cilës Shqipëria do të përfitonte automakisht çdo benefit që do të merrnin Greqia dhe Italia, dy vendet e tjera ku kalonte tubacioni i gazsjellësit.

Pak vite pasi përfundoi ndërtimi i gazsjellësit, qeveria greke e Tziprasit ringecioi marrëveshjen me TAP dhe si rezultat arriti të merrte menaxhimin e operacioneve të gazsjellësit në territorin e saj, përmes kompanisë publike DEPA.

I njëjti përfitim i takonte automatikisht edhe Shqipërisë. Për shkak se Shqipëria nuk kishte shoqëri me ekspertizë që mund të menaxhonte operacionet e gazsjellësit, qeveria shqiptare iu drejtua për ndihmë kompanisë italiane SNAM. Si rezultat në fund të vitit 2018, u themelua shoqëria Albanian Gas Service kompani, si një ortakëri mes shtetit shqiptar dhe SNAM.

Shqipëria zotëron 75 për qind të aksioneve tek Albanian Gas Service, përmes shoqërisë Albgaz. Pjesën e mbetur prej 25 për qind e zotëron partneri italian SNAM.

Albanian Gas Service Company arkëton rreth 3.5 milionë euro të ardhura në vit nga shërbimet që bën për menaxhimin e TAP. Nga këto para ajo fiton mesatarisht 1 milionë euro në vit.

Lexo edhe:

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin që do të ndërtohej nga amerikanët

Rusia përdor një gazsjellës për të goditur trupat ukrainase në Kursk

I gjithë ky fitim shpërndahet si divident për ortakët sipas proporcionit të aksioneve. Të dhënat zyrtare nga bilanci tregojnë se në periudhën 2020-2025, Albgaz ka marrë rreth 4.5 milionë euro divident nga fitimet e Albanian Gas Service. Por paratë avullohen në rroga militantësh.

Paraziti Albgaz

Shoqëri Albgaz u themelua në janar të vitit 2017 si shoqëri me kapital 100 për qind shtetëror, aksionet e së cilës zotërohen nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Objekti i kësaj shoqëri është funksionimi si një operator i kombinuar, që do të kryejë si transmetimin ashtu dhe shpërndarjen e gazit në territorin shqiptar. Por meqë gaz në Shqipëri nuk ka, Albgazi thjesht ha paratë që Shqipëria përfiton nga gazsjellësi TAP për rroga militantësh që rrinë kot.

Si shumica e kompanive shtetërore, Albgaz është një bunkier i errët dhe pa transparencë. Bilanci i fundit që kompania ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit i përket vitit 2022. Por një raport monitorimi i buxhetit, zbulon se çfarë ndodh financiarisht në këtë shoqëri.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave, në vitin 2025, Albgaz kishte 61.3 milionë lekë të ardhura dhe 151 milionë lekë shpenzime. Si rezultat kompania rezultoi me humbje në masën 89.6 milionë lekë ose rreth 980 mijë euro.

Për vitin 2024, humbja ishte edhe më e madhe, saktësisht 103 milionë lekë ose mbi 1.1 milionë euro me kursin aktual. Pjesa dërrmuese e këtyre parave shkon për rroga sepse Albgaz nuk ka praktikisht asnjë aktivitet.

Han rilindasish

Por cilët janë përfituesit e këtyre parave? Aktualisht Albgaz administrohet nga Amarda Kapaj. Anëtarët e bordit drejtues të kësaj shoqërie, janë Besjan Kadiu, Edona Bilali, Sindi Dushku, Rezarta Kokonozi etj. Më parë kanë qenë Erlis Hereni, Laureta Omeri, Arbër Avrami e plot të tjerë. Të gjithë këta kanë një të përbashkët. Janë rilindës të devotshëm, afër ministrisë së Infrastrukturës.

Vec honorareve për drejtuesit dhe bordin, Albgaz mban në punë edhe një numër të konsiderueshëm punonjësish, që dyshohet se është mbi 100. Edhe këta ashtu si drejtuesit e tyre, kanë të njëjtin afilacion politik.

Por Albgaz është një fenomen. E njëjta skemë funksionon në Albpetrol. Pra, qytetarët shqiptarë duhet të marrin përfitime nga TAP, por paratë shkojnë në rroga militantësh. Duhet të marrin përfitime nga nafta e tyre në Patos Marinzë, por paratë i ha Albpetrol në tendera dhe rroga militantësh.

Në këtë pikë, qytetarëve u mbetet vetëm të duartrokasin reformat e mëdha të qeverisë. /Kapitali.al/

Etiketa: albagazAlbanian Gas Service Companygazsjellës

Lajme të lidhura

RAJONI

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin që do të ndërtohej nga amerikanët

19:08 : 28/04/2026
BOTA

Rusia përdor një gazsjellës për të goditur trupat ukrainase në Kursk

18:33 : 09/03/2025
BOTA

Suedia konfirmon aktin e sabotazhit në gazsjellësit “Rrjedha Veriore 1” dhe “2”

23:59 : 18/11/2022
AKTUALITET

Gazifikimi i Shqipërisë/ “Troket” Azerbajxhani, Aliyev: Duam të ndërtojmë rrjetin!

12:02 : 15/11/2022
AKTUALITET

Gazsjellësi bëhet gati për nisjen e operacioneve tregtare që nga nëntori

08:28 : 15/10/2020

TË GJITHA

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

17:03 : 30/09/2026

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri, qytetarët protestojnë: Jo BE me Edi Ramën!

16:59 : 30/09/2026

Von der Leyen pritet të takohet me Ramën, qytetarët mblidhen në protestë afër Kryeministrisë

16:42 : 30/09/2026

Durrës/ Del jashtë kontrolli zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit, raportohen shpërthime

16:35 : 30/09/2026

Vizita e Von der Leyen në Tiranë/ Forcohen masat e sigurisë, bllokohet zona pranë Kryeministrisë

16:24 : 30/09/2026

Berisha nga Strasburgu: Denoncova narkoshtetin, krizën ekonomike dhe goditjen ndaj medias

16:15 : 30/09/2026

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit

16:04 : 30/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com