Krasniqi para sfidës me Izraelin: Duhet të jemi më kompaktë dhe të mësojmë nga Austria

Ilir Krasniqi e konsideron Izraelin një kundërshtar të fortë dhe me cilësi të mira teknike, teksa ka folur për përgatitjet e Kosovës në konferencën për media para ndeshjes.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi i Dardanëve tha se ekipi izraelit është veçanërisht i aftë në lojën në hapësira të ngushta. Sipas tij, Kosova i ka analizuar pikat e forta të kundërshtarit dhe synon të paraqitet e gatshme në sfidën e së enjtes.

“Fillimisht, nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izraeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. Dinë të luajnë në hapësira të ngushta. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë”, u shpreh Krasniqi.

Ai nënvizoi gjithashtu se skuadra duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të nxjerrë mësime nga paraqitjet e mëparshme. Krasniqi theksoi se ndeshja kundër Austrisë i ka ndihmuar Kosovës të kuptojë se në cilat aspekte duhet të forcohet.

“Kemi nevojë gjithmonë për përmirësime dhe mësojmë nga loja e kaluar. Nga Austria kemi mësuar të jemi më kompakt dhe të luftojmë për njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

Mbrojtësi kosovar kërkoi që kjo frymë të reflektohet edhe në përballjen me Izraelin, duke insistuar në një paraqitje të bashkuar të ekipit. “Pra, nesër në fushë të paraqitemi si është më së miri”, përfundoi ai.

Kosova do të luajë ndaj Izraelit të enjten në orën 20:45, në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Dardanët kërkojnë të rikthehen te fitorja pas disfatës 3-1 nga Austria.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet giriş