web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO-Von der Leyen shkel në Shqipëri, pritet nga ministri Hoxha

30 Shtator 2026, 16:55, Aktualitet CNA

FOTO-Von der Leyen shkel në Shqipëri, pritet nga ministri Hoxha

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri.

Von der Leyen u prit në Aeroportin e Rinasit nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Sipas agjendës të bërë publike nga Kryeministria, Von der Leyen do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të zhvillojnë një bisedë "kokë më kokë". 

Më pas, do mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp, me praninë e gazetarëve.

Von der Leyen viziton sot Tiranën, si ndalesë e parë e një turi ballkanik./CNA 

 

 

 





Lajmet e fundit nga