FOTO/ Mbretëresha Letizia shkëlqen në darkën me Emmanuel dhe Brigitte Macron, 54-vjeçarja mahnit me elegancën

30 Shtator 2026, 17:00Lifestyle TEMA
FOTO/ Mbretëresha Letizia shkëlqen në darkën me Emmanuel dhe

Mbretëresha Letizia e Spanjës ishte në qendër të vëmendjes gjatë darkës shtetërore të organizuar në Madrid për nder të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

54-vjeçarja u shfaq me një fustan të gjatë blu nga Carolina Herrera, të cilin e kombinoi me një nga diademat më të njohura të familjes mbretërore spanjolle, Spanish Floral Tiara. Pamjen e kompletoi me sandale metalike me platformë nga marka spanjolle Martinelli.

Përkrah saj, Mbreti Felipe VI u shfaq me kostum të zi dhe papion të bardhë, ndërsa Brigitte Macron zgjodhi një fustan elegant të bardhë, të shoqëruar me detaje në ngjyrë argjendi dhe aksesorë të përshtatur.

Darkën e shtruar në nder të çiftit presidencial francez e përgatiti shefi i njohur spanjoll Joan Roca. Gjatë mbrëmjes, Macron dhe Felipe VI mbajtën edhe fjalime, ndërsa Presidenti francez përmendi edhe Princeshën Leonor, e cila së fundmi ka nisur studimet universitare në Madrid.

Vizita e Macron në Spanjë është vizita e parë shtetërore e një presidenti francez në këtë vend që prej vitit 2009 dhe zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje