Lifestyle

Parfumi mund të ketë së shpejti primer-in e tij/ Produktet e reja premtojnë që aroma të qëndrojë më gjatë në lëkurë!

Primer për makeup-in është prej kohësh pjesë e rutinës së beauty-t. Tani e njëjta logjikë po kalon te parfumi. “Fragrance primers” po shfaqen si një kategori e re produktesh të krijuara për t’u aplikuar në lëkurë përpara parfumit, me synimin që aroma të qëndrojë më gjatë.

Ideja nuk është që primer-i të ndryshojë parfumin, por të krijojë një bazë më të përshtatshme në lëkurë. Marka si Obart dhe Future Society po eksperimentojnë me formula që hidratojnë lëkurën ose mbështesin barrierën e saj, në mënyrë që molekulat aromatike të qëndrojnë në sipërfaqe dhe të çlirohen më gradualisht.

Kategoria lidhet me një problem që pothuajse çdo përdorues parfumi e njeh, e njëjta aromë mund të zgjasë shumë te një person dhe shumë më pak te një tjetër. Lloji i lëkurës, hidratimi, temperatura dhe vetë formula e parfumit ndikojnë në mënyrën se si aroma zhvillohet gjatë ditës. Deri tani zgjidhja më e zakonshme ka qenë layering-u ose aplikimi mbi një hidratues; primer-at po përpiqen ta kthejnë këtë hap në një produkt më vete.

Interesi është pjesë e zgjerimit të parfumit nga një produkt i vetëm në një rutinë të plotë. Body mists, hair perfumes, layering dhe produkte për trupin kanë krijuar tashmë një mënyrë më komplekse të përdorimit të aromës. Sipas CEW, zhvillimet e ardhshme mund të shkojnë edhe drejt produkteve që marrin parasysh mikrobiomën e lëkurës dhe ndikimin e saj në aromën personale.