
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian dhe protesta e organizuar para Kryeministrisë kanë rënduar qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.
Policia është mobilizuar në masa të shtuara sigurie duke krijuar kordon për të mos lejuar protestuesit të afrohen pranë Kryeministrisë.

Ndërsa është bllokuar qarkullimi i automjeteve në akset kryesore që lidhen me qendrën e Tiranës.
Kjo ka rënduar dhe trafikun e automjeteve duke qenë se orari përkon dhe me përfundimin e orarit zyrtar të punës./Versus.al

