POLITIKË /

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri, takohet me Ramën dhe ministrat e kabinetit qeveritar

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri Rama pritet të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Shkruar nga Versus
Von der Leyen mbërrin në Kryeministri, takohet me Ramën dhe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në ambientet e Kryeministrisë.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri Rama pritet të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe ecuria e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Pas takimit, Von der Leyen dhe Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do të bëhen publike detaje nga diskutimet./Versus.al

 

Poll