Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, siç ka bërë Trump

    Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

    Video intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjet, Policia e Tiranës nis verifikimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, siç ka bërë Trump
    Kosovë

    Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, siç ka bërë Trump

    September 30, 2026


     Ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh në një intervistë për Klan News, ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar me një total prej 81 vitesh burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Bamieh u shpreh e rezervuar në lidhje me vendimin, duke theksuar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me provat e paraqitura në proces.

    Ish-prokurorja e EULEX ngriti gjithashtu shqetësime për parimin e barazisë në drejtësi. Sipas saj, Gjykata Speciale nuk ishte një institucion i menduar mirë dhe ajo ka shprehur të njëjtin qëndrim edhe në vitin 2014.

    Ajo theksoi se nuk mund të japë një vlerësim përfundimtar mbi fajësinë apo pafajësinë e tyre, pasi nuk ka parë provat dhe nuk ka dëgjuar dëshmitarët apo argumentet e mbrojtjes.

    Bamieh foli edhe për përvojën e saj prej shtatë vitesh në kuadër të EULEX-it, duke iu referuar vështirësive në planifikimin dhe zbatimin e misionit, përfshirë situatën në Mitrovicë.

    “Duke e ditur EULEX dhe nivelin e drejtësisë ndërkombëtare aktualisht, mendoj se vendimi është me pikëpyetje nga sa kam dëgjuar se nuk kisha kontakt të drejtpërdrejtë me provat. E kam thënë në 2014 dhe vijoj të mbaj të njëjtin qëndrim prej atëherë. Mendoj se nuk ka drejtësi të barabartë, nuk ka drejtësi për një racë apo për një komb. Mund të kishin këmbëngulur që të paktën të kishin gjyqtarët e tyre, nga vendi i tyre. Nuk mendoj se Gjykata Speciale ishte e mirëmenduar. Si mund të besoj apo të mos besoj, sepse unë nuk i kam parë provat, nuk kam dëgjuar dëshmitarët, nuk kam dëgjuar se çfarë ka thënë pala mbrojtëse. Nuk mund të jap një mendim për diçka që nuk e di. Ata (EULEX) kishin një paramision, për të planifikuar misionin dhe nuk u krye dhe ne as dokumentet nuk i kishim në rregull. Nuk e kishim planifikuar se si do të merreshim me Mitrovicën, për shembull.“, tha ajo.

    Më tej ish-prokurorja e EULEX përsëriti kritikën e saj ndaj Gjykatës Speciale, duke deklaruar se ajo është krijuar për të gjykuar vetëm një kombësi, ndërsa nuk preferoi të japë këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë mbrojtja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

    “Është e vështirë për mua të them se çfarë ata duhet të bëjnë, sepse nuk i di provat. Kjo Gjykatë Speciale është një gjykatë, që është ngritur për të gjykuar vetëm një kombësi.”, pohoi ajo.

    E pyetur nëse mund të falën katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dekret presidencial nga Presidenti i Kosovës, ish-prokurorja tha se kjo gjë sigurisht që mund të bëhet, ndërsa solli si shembull rastin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka bërë veprime të tilla.

    “Sigurisht që mundet. Donald Trump e bën vazhdimisht. Por, nuk do dukej mirë ama. Është më mirë të shpallesh i pafajshëm sesa të falesh nga dikush”, u shpreh ajo. 

    UÇK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-prokurorja e EULEX: Katër ish-krerët e UÇK-së mund të falen me dekret, siç ka bërë Trump

    September 30, 2026

    Konfirmohet rasti i dytë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

    September 30, 2026

    Video intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjet, Policia e Tiranës nis verifikimet

    September 30, 2026

    “Nga skandali në spektakël”, Ori Nebijaj reagon për videot intime që po qarkullojnë: Burg për këdo që i shpërndan

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.