E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Videot intime, Softa: Kush i shpërndan jo vetëm duhet dënuar, por të dëmshpërblejë financiarisht edhe viktimën

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e ka cilësuar ngjarje të rëndë dhe cenim të privatësisë publikimin e disa videove intime, ku ishin të përfshirë personazhe publikë.

Në një lidhje me emisionin “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjodora Fjora, Softa tha se kjo situatë nuk është hera e parë që ndodh, ndërsa solli në vëmendje edhe rastin e dy ish-kryebashkiakëve, atë të Kukësit dhe atë të Peshkopisë.

Reklamë

Sipas Softës, duhet ashpërsuar Kodi Penal, që kush shpërndan video, përveç dënimit, duhet të dëmshpërblejë financiarisht edhe viktimën.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Fatjon, a janë të rrezikshme situata të tilla për të cenuar jetën e njerëzve?

Softa: Kemi disa situata që kanë ndodhur me persona publikë. Kemi dy ish-kryetarë bashkish të përfshirë në videopërgjime. Ai i Kukësit dhe i Peshkopisë u bënë dhe viralë, pasi rrjetet nuk kontrolloheshin si Telegrami dhe TikTok-u. Tani kemi një situatë tjetër në një ambient ku regjistrohen personazhe publikë, që kanë peshën e tyre, por mbi të gjitha ato janë gra. Sigurisht që zv.ministrja me të drejtë thotë t’i drejtoheni Policisë, por duhet të kemi dhe shpërblime financiare, që ata që i shpërndajnë të mendohen mirë herën tjetër. Këto dy vite do të thotë se personi nuk shkon në burg, por do të kalojë me masa lehtësuese.

Fjora: Kur një video publikohet pa autorizimin e atij që e shpërndan, a mund të dënohet?

Softa: Që në momentin e regjistrimit, personi që e ka kryer e ka bërë për kënaqësi apo shantazh, prandaj duhet mbajtur nën kontroll. E dyta është përdorimi dhe shpërndarja e tyre, e cila është vepër penale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.