LIVE/ Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, protesta në afërsi të godinës qeveritare. Tensione mes tubuesve dhe policisë

30/09/2026 16:53

Takimi i sotëm i Ramës me Ursula Von der Leyen është pritur me protesta nga një grup protestuesish, që janë grumbulluar para kryeministrisë.

Policia është vendosur me forca të shumta për të ndalur avancimin e tyre dhe pengimin e zhvillimit të takimit.

Në këto momente ka një situatë të tensionuar, pasi policia ka bërë një ofensivë për të evituar përparimin e protestuesve.

Nga ana tjetër, rreth 500 metra distancë, Von der Leyen është pritur me ceremoni nga kryeministri Rama.

Rama dhe Von der Leyen diskutime në Kryeministri, shpërndahen në grupe protestuesit, policia vijon të mbajë të rrethuar zonën

Top Channel