LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

ara se të mundë të arrijë në Kuvendin e Kosovës për votim, kjo iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar, duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

30 Shtator 2026, 17:24 Nga G.M
REL: Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për
Një protestues i mbështjellë me flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndron pranë selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, teksa gjykatësi shqipton aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë, Holandë, 16 shtator 2026.

Në Kosovë janë shtuar përpjekjet për ta ndryshuar një ligj, mbi bazën e të cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para një dekade një gjykatë në Hagë, e cila, në shkallë të parë, i dënoi për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Por, arritja e këtij qëllimi është shumë më e vështirë sesa mund të duket, paralajmërojnë ekspertë juridikë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat mbështeten nga Bashkimi Evropian (BE), është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti. Para se të mundë të arrijë në Kuvendin e Kosovës për votim, kjo iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar, duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

Derisa kalimi i këtyre hapave mund të jetë i lehtë, mënyra e arritjes deri tek ndryshimet në këtë ligj, dhe ndikimi eventual i tij pastaj, janë ato çfarë e bëjnë tejet të ndërlikuar çështjen.

Zotimet ndërkombëtare dhe letërkëmbimi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë dhe kompetencë për të iniciuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – por, para se ta bëjnë këtë, ata duhet të sigurohen që nuk i shkelin zotimet ndërkombëtare të Kosovës, thotë Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

Miftaraj thekson për REL-in se “ndryshimi i ligjit nuk guxon t’i cenojë obligimet që ka marrë Kosova në bazë të Nenit 162 të Kushtetutës”, dhe se “çdo plotësim-ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Kosova”. Përmes një shkëmbimi letrash në prillin e 2014-s mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, Kosova mori një sërë zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara.

Shkëmbimi i këtyre letrave ishte në thelb marrëveshja që e krijoi atë që sot në Kosovë njihet si Gjykata Speciale. Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse. Miftaraj thotë se, që këto ndryshime të kenë ndikim dhe të jenë të zbatueshme në praktikë, Kosova së pari duhet të bashkëpunojë me shtetet kryesore të Këshillit të BE-së apo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për këtë nismë. As PDK-ja, dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë konsultuar shtetet e BE-së, apo vetë Dhomat e Specializuara për ndryshimet e propozuara. Kryeministri Kurti, i pyetur për këtë nismë, tha më 30 shtator se zyra e tij ligjore e ka marrë propozimin, dhe se po e shqyrton atë, ndërsa do t’i kthejë Kuvendit përgjigje më vonë gjatë javës.

“Prej informimeve që i kam deri më tani, edhe nga ministritë përkatëse, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë. Mandej do t'ia japim përgjigjen Kuvendit, dhe aty do të vazhdojë më tutje procedura”, tha Kurti, pa dhënë hollësi të tjera.

Nuk është e qartë nëse Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, gëzon shumicën në Kuvend, do t’i mbështesë këto ndryshime të iniciuara nga PDK-ja. Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) nuk deshi të komentonte kur u pyet nga REL-i se si do t’i shpjegonte në aspektin juridik ndryshimet e synuara.

“Kosova s’mund ta ndryshojë këtë gjykatë”

Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, tani në pension, thotë për REL-in se Kosova nuk mund të ketë ndikim me një nismë të tillë mbi Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai e përshkruan Specialen si një gjykatë me tiparet e një gjykate ndërkombëtare penale, njëlloj sikurse çdo tribunal ndërkombëtar i Hagës, dhe thotë se Kosova e as ligji i saj nuk kanë autoritet mbi të.

“Kjo gjykatë i ka kompetencat e një gjykate penale ndërkombëtare, dhe i vetmi element i Kosovës në këtë gjykatë është se u themelua me ligjin e Kosovës. Madje, edhe arkivi i kësaj gjykate do të vazhdojë të ruhet në Hagë, nuk do t’i jepet Kosovës”, thekson Salihu.

Ndër ndryshimet e synuara është edhe juridiksioni i Speciales. Pra, të ngushtohet në mënyrë drastike fusha e veprimit të saj - ajo çfarë mund të hetojë dhe të gjykojë. Po ashtu, kërkohet që rastet që do të konsideroheshin jashtë juridiksionit, të barteshin te gjykatat dhe prokuroria në Kosovë, dhe që palët të mund të ankoheshin në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë.

Dhe, gjithashtu, që dënimi maksimal të bëhej burgimi prej 15 vjetësh, që dënimi të vuhej në Kosovë dhe që presidenti të mund t’i falte të dënuarit. Megjithatë, secili nga këto ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara është subjekt i vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë, të cilët vendosin ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shpjegon Miftaraj.

REL-i kontaktoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, për t’i pyetur nëse janë konsultuar në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligj, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk mori përgjigje. Miftaraj tregon se është Gjykata Kushtetuese në Hagë, jo ajo e Kosovës në Prishtinë, e cila vendosë përfundimisht nëse këto ndryshime janë të pranueshme apo jo.

Për këtë, thotë ai, ka garantuar Kuvendi i Kosovës, përmes amendamentit kushtetues 162. Shembulli më i mirë për këtë është rasti i vitit 2020. Asokohe ishin propozuar ndryshime në Nenin 162 të Kushtetutës, dhe kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk ia dërgoi ato Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, por Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Kushtetuesja në Hagë kishte ardhur në përfundim se, sipas Nenit 162(3), vetë ajo kishte juridiksion ekskluziv për vlerësimin e amendamenteve, sepse ato kishin të bënin me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mungesa e reagimit nga ndërkombëtarët

Dënimi i ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, me 25, i ish-kryetarit tjetër të Kuvendit, Kadri Veseli, me 18, dhe i ish-deputetit Rexhep Selimi me 13, është kundërshtuar gjerësisht në Kosovë. Që të katërtit udhëhoqën luftën e UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe në vitet 1998-1999, dhe shihen si heronj nga shqiptarët e Kosovës.

Për shumë shqiptarë, gjykata e cilësoi UÇK-në si një organizatë të përbashkët kriminale, megjithëse vetë kryetari i trupit gjykues nguli këmbë disa herë në shqiptimin e aktgjykimit se Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi u gjykuan dhe dënuan për përgjegjësi individuale, dhe jo lufta e UÇK-së për liri.

Ndryshimet e synuara në këtë ligj tani vijnë gati një dekadë pasi Kosova kishte tentuar ta zhbënte tërësisht ligjin. Asokohe, ambasadat e huaja në Kosovë, përfshirë atë të SHBA-së, kishin reaguar ashpër ndaj asaj përpjekjeje. Miftaraj thotë se mungesa e reagimit nga ndërkombëtarët tani për këtë nismë nuk nënkupton se partnerët e Kosovës kanë ndryshuar qasje për Gjykatën Speciale. Sipas tij, qëllimi i atëhershëm ishte shumë më radikal sesa nisma e tanishme.

“Sot, gati 10 vjet pas, iniciativa e PDK-së për ndryshim të ligjit dhe kufizim të juridiksionit të gjykatës është ende në fazë të hershme, dhe me pasoja skajshmërisht më të kufizuara se iniciativa e vitit 2017”, thekson ai.

“Për më tepër, në atë kohë iniciativa vinte nga partnerët e koalicionit në qeveri, dhe me mundësi praktike për të arritur qëllimin për shfuqizimin e gjykatës, përderisa sot partia në pushtet shihet qartazi se nuk e mbështet një iniciativë të tillë. Andaj, edhe partnerët, pa parë ndonjë efekt juridik, mund edhe të mos reagojnë njëjtë si para 10 vjetëve”, përfundon Miftaraj./REL

kosov rel

Sondazh

Poll

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike