Qytetarë kanë nisur protestën pak para mbërritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kryeministri, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në kuadër të masave të sigurisë, Bulevardi është bllokuar nga policia, duke mos lejuar kalimin e automjeteve. Në zonë janë parë forca të shtuara të policisë.
Situata është shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët kanë tentuar t’i shtyjnë qytetarët për t’i larguar nga zona.
Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej sloganeve të përsëritura ka qenë: ‘Arrestoni Ramën!’
Protesta zhvillohet në një kohë kur në Kryeministri pritet takimi mes Ursula von der Leyen dhe Edi Ramës.
© SYRI.net