web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbysje spektakolare, Kombëtarja U-19 fiton në shtesë

30 Shtator 2026, 17:52, Sport CNA

Përmbysje spektakolare, Kombëtarja U-19 fiton në shtesë

Kombëtarja shqiptare U-19 realizoi një përmbysje të madhe në minutat e fundit ndaj Lituanisë, duke fituar me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në stadiumin e Vorës.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të me Oliver Blinin, por Lituania reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin, duke shënuar dy gola.

Shqipëria nuk u dorëzua dhe në minutën e 90-të gjeti golin e barazimit, pas një autogoli të Jokubas Ziedelis, duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.

Vetëm pak sekonda më vonë, kuqezinjtë fituan një penallti. Armend Muslika avancoi mirë në zonë dhe fitoi 11-metërshin, të cilin e mori përsipër ta ekzekutonte vetë. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë Shqipërisë U-19 fitoren 3-2.

Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët treguan karakter dhe reaguan deri në fund për të siguruar fitoren në miqësoren e parë ndaj Lituanisë.

Dy skuadrat do të përballen sërish më 2 tetor, në stadiumin e Vorës, në orën 15:30, për ndeshjen e dytë miqësore.





Lajmet e fundit nga