web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i DASH: Çështjet e pronave, problem për investitorët e huaj potencialë në Shqipëri

30 Shtator 2026, 17:55, Aktualitet CNA

Raporti i DASH: Çështjet e pronave, problem për

Raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri nënvizon një problematikë më të cilën hasen investitorët e huaj. 

Bazuar në raport, çështjet e pronës vazhdojnë të jenë të vështira dhe investitorët potencialë duhet të tregojnë kujdes kur merren me transaksione pronësore.

DASH nënvizon se sfidat kryesore që lidhen me pronën përfshijnë elementë si korrupsioni, mungesa e transparencës dhe joefikasitetit në procedura; mungesa e një sistemi efikas të integruar të menaxhimit të tokës; digjitalizimi dhe pajtimi jo i plotë i titujve ligjorë dhe hartave kadastrale, si edhe regjistrimi fillestar jo i plotë i pronës.

Departamenti Amerikan i Shtetit i referohet edhe raportit të progresit të vitit 2025, kur BE-ja vuri në dukje se Shqipëria duhet të zgjerojë gëzimin e së drejtës për pronë dhe sigurinë ligjore duke bërë përparim në regjistrimet e para, duke dixhitalizuar titujt e pronësisë, dokumentet dhe hartat, duke përmirësuar cilësinë dhe saktësinë e të dhënave kadastrale, duke rritur integritetin, transparencën dhe efektivitetin në ofrimin e shërbimeve publike në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe duke avancuar procedurat e kompensimit, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për një gjykim të drejtë në rastet e shpronësimit dhe heqjes së pronave./CNA







Lajmet e fundit nga