POLITIKË /

FOTO/ Von der Leyen në Tiranë: Fokusi tek reformat, nga drejtësia te mjedisi

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Von der Leyen u shpreh se është e lumtur që e nis turin rajonal nga Shqipëria, duke iu drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Von der Leyen në Tiranë:  Fokusi tek reformat,  nga

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në fokus të vizitës së saj janë reformat dhe procesi i integrimit evropian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Von der Leyen u shpreh se është e lumtur që e nis turin rajonal nga Shqipëria, duke iu drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama.

“Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet”, shkroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se vijimi i reformave në fusha të ndryshme është thelbësor për avancimin e vendit, duke përmendur në mënyrë të veçantë drejtësinë dhe mjedisin.

“Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë”, u shpreh Von der Leyen.

Në mesazhin e saj, ajo nënvizoi gjithashtu se objektivi i integrimit evropian është në horizont.

“Objektivi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë”, përfundoi Presidentja e Komisionit Evropian.

Vizita e Von der Leyen në Tiranë është pjesë e një turi në katër vende të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohen reformat dhe ecuria e procesit të integrimit evropian.

 

Poll