LOS ANGELES – Pas rreth 12 vitesh, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kaluar me sukses provimin praktik të drejtimit të automjetit në Los Angeles dhe tashmë ka marrë patentën.
Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja me ndjekësit në rrjetet sociale. Rita Ora kishte nisur procedurat për marrjen e licencës që në vitin 2014, por angazhimet e saj muzikore dhe turnetë e shumta duket se bënë që ajo të mos e përfundonte provimin e patentës.
Pas lajmit, një fans i këngëtares ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të treguar admirimin për të. Ai ka vendosur emrin “Rita Ora” në targat e automjetit të tij.
Këngëtarja ka publikuar edhe pamjet e targave në rrjetet sociale, duke shprehur befasinë për zgjedhjen kreative të fansit.


