Ministria e Jashtme e Izraelit reagon pas incidentit në fluturimin Dubai–Izrael: Përpjekje për të rrëmbyer avionin
Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar pas incidentit të regjistruar sot në fluturimin Dubai–Izrael, duke e cilësuar ngjarjen si një përpjekje për rrëmbimin e avionit, në të cilin ndodheshin 172 persona, 169 prej tyre izraelitë.
Në reagimin e saj, ministria e ka lidhur incidentin me një seri sulmesh që i përshkruan si akte terroriste xhihadiste kundër Izraelit. Sipas saj, fakti që në incident u përfshinë një kompani ajrore nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pasagjerë izraelitë nuk ishte i rastësishëm.
Deklarata e plotë:
Lidhur me incidentin e sotëm që përfshiu fluturimin Dubai – Izrael në përpjekjen për rrëmbimin e avionit me 172 persona në bord, 169 prej të cilëve izraelitë – ky është një rast që i shtohet një sërë akteve terroriste xhihadiste kundër Izraelit.
Izraeli vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve. Është vendi më i sulmuar në botë. Këtë herë, në një mënyrë që të kujton ngjarjet e 11 shtatorit.
Nuk është rastësi që u zgjodh një kompani ajrore nga Emiratet dhe pasagjerë izraelitë. Kjo ishte një përpjekje për të goditur partnerët kryesorë të paqes dhe të Marrëveshjeve të Abrahamit.
Zelensky viziton trupat në vijën e frontit, diskuton mbrojtjen ajrore me presidentin finlandez
Muri kufitar SHBA-Meksikë dëmton një vizatim të lashtë më të vjetër se piramidat
Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin
- 18:01 Zelensky viziton trupat në vijën e frontit, diskuton mbrojtjen ajrore me presidentin finlandez
- 17:51 Muri kufitar SHBA-Meksikë dëmton një vizatim të lashtë më të vjetër se piramidat
- 17:40 Raporti i DASH për Shqipërinë: Investimet e huaja rriten, por korrupsioni dhe informaliteti mbeten shqetësim
- 17:21 Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin
- 16:54 Ursula von der Leyen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
- 16:50 Protestë pranë Kryeministrisë para mbërritjes së Ursula von der Leyen