Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Von der Leyen në Tiranë, protestë kundër Edi Ramës

Projekti iu prezantua vite më parë nga Rama dhe Balluku, ironizojnë protestuesit: Ku është treni, Ursula?

Projekti iu prezantua vite më parë nga Rama dhe Balluku, ironizojnë protestuesit: Ku është treni, Ursula?

18:04, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit që ndodhen pranë Kryeministrisë, në kohën kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, po zhvillon vizitën e saj në Tiranë, kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre.

Një prej pankartave të shfaqura gjatë protestës i drejtohet drejtpërdrejt Von der Leyen dhe rikthen në vëmendje projektin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, i prezantuar vite më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Image

‘Ku është treni, Ursula?’, shkruhet në pankartën e protestuesve.

Me këtë mesazh, protestuesit kanë zgjedhur të rikujtojnë premtimet dhe deklaratat e bëra më herët për projektin hekurudhor, duke e kthyer atë në një nga temat e protestës gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Europian në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco