E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Informova Presidenten e KE për projektin e Zvërnecit, brenda javës bëjmë transparent projektin

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për mediat me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e ka informuar Presidenten mbi projektin aq shumë të diskutuar, atë të Zvërnecit.

Rama theksoi po ashtu se brenda kësaj jave do të bëhet publike e gjithë transparenca për publikun, në lidhje me projektin, por edhe me dokumentacionin.

Reklamë

“Në fund fare dua të bëj me dije se e kam informuar Presidenten qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit, që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, ku tanimë jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës dhe komunikimit me publikun, në ditët e ardhshme do të ndezim ‘PASQYRËN’, pikërisht me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe procesit që është shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin shumë të diskutuar”, u shpreh Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.